Projekt Akte

Ndryshime thelbësore në politikën penale

I/E nderuar kontribues,

Pas shumë konsultimesh që bëmë me Prokurorë, Gjyqtarë, Avokatë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, vërtetuam një shqetësim të kahershëm që ekzistonte në Ministrinë e Drejtësisë, atë të një drejtësie penale jo eficente.

Prej kohësh, ministrat e drejtësisë kanë konstatuar se në sistemin tonë penitenciar gjenden më shumë të paraburgosur sesa të dënuar. Nga ana tjetër, përdorimi i masës së sigurisë “arrest me burg” është një masë shtrënguese shumë e përdorur, pavarësisht masave të tjera alternative që legjislacioni penal parashikon.

Shoqëria civile dhe institucionet që monitorojnë zbatimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, kanë bërë gjithnjë konstatime negative në lidhje me këtë gjendje. Drejtësia penale është më e prekshmja për sytë e opinionit publik, e për pasojë çdo raport konstatues merr edhe vëmendje të lartë.

Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit kanë konstatuar se legjislacioni ynë procedural penal lejon aplikimin e dy dhe më shumë standardeve në vendosjen e masave të sigurisë në procesin penal.

Neni 27 i Kushtetutës përcakton termin “dyshim i arsyeshëm”, por Kodi i Procedurës Penale nuk e specifikon se çfarë do të thotë ky term në kushte konkrete. Mos detajimi i kësaj terminologjie bën të mundur përdorimin abuziv të masave të sigurimit ndaj personave të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

Kemi vlerësuar se duhet ta përkufizojmë dhe zbërthejmë mirë se çdo të thotë dyshim i arsyeshëm. Kjo nismë propozimesh sipas nesh përbën një transformim të madh të ndjekjes penale, sepse godet përfundimisht kulturën e abuzimit dhe të zbatimit selektiv, të interpretimit të gjerë dhe “sipas dëshirës” të ligjit, duke e vendosur atë në shina parimore dhe të barabarta për të gjithë.

Nga ana tjetër, ky transformim vendos në pozita të forta përgjegjshmërie prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, sepse tashmë këto ndryshime që ne propozojmë, kërkojnë saktësi hetimore dhe përgjegjshmëri të lartë në ushtrimin e ndjekjes penale.

Ndryshimet që propozojmë synojnë gjithashtu të vendosin Gjykatën e Lartë realisht në rolin e saj unifikues dhe drejtues të praktikës gjyqësore dhe jo si gjykatë e shkallës së tretë. Ky është një propozim gjithashtu me natyrë transformuese, sepse pritet të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si administrohet dhënia e drejtësisë penale në gjykata.

Përveç ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, propozojmë gjithashtu edhe disa ndërhyrje saktësuese në Kodin Penal në lidhje me:

-Rregullimin e disa dispozitave me qëllim përmirësimin e trajtimit të të miturve nga sistemi i drejtësisë penale;

-Zgjerimin e rasteve të aplikimit të masave alternative të vuajtjes së dënimit dhe orientimin drejt aplikimit të masës së arrestit me burg dhe dënimit me burgim, si masa të fundit;

-Rritjen e efikasitetit të luftës kundër kultivimit, trafikimit, tregtimit të bimëve dhe lëndëve narkotike, uljen e ofertës së drogës, dhe parashikimin e dënimeve proporcionale lidhur me sasinë e llojin e tyre;

-Rishikimin e veprave penale në fushën e shëndetësisë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe mirëfunksionimin e sistemit.

Do ndiheshim të vlerësuar nëse ju do të harxhonit pak kohë për të na dhënë një mendim, kritikë apo përmirësim në lidhje më këtë paketë ligjore.

Mirëpresim komente dhe sugjerime në adresën: konsultime@drejtesia.gov.al

Faleminderit,

PROJEKTLIGJ “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

PROJEKTLIGJ “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.03.1995, ‘KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’, I NDRYSHUAR”

 

_____________________

PROJEKTLIGJI “PËR DHËNIE AMNISTIE”, PËR KONSULTIM PUBLIK.

PROJEKTLIGJI

 

______________________

______________________

Ministria e Drejtesise ka nisur procesin e konsultimit mbi projektligjin, “Për falimentimin”.

Do të vlerësonim cdo koment apo sugjerim mbi këtë draft ne adresen: konsultime@drejtesia.gov.al

Relacioni

Projektligji

______________________

Ministria e Drejtesise ka nisur procesin e konsultimit mbi projektligjin, “Për arbitrazhin ndërkombëtar në Republikën e Shqipërisë”, së bashku me relacionin shpjegues.

Do të vlerësonim cdo koment apo sugjerim mbi këtë draft ne adresen: konsultime@drejtesia.gov.al

Relacioni

Projektligji

______________________

Ministria e Drejtësisë mirëpret komente dhe sugjerime mbi paketën e ligjore të përbërë nga:

1. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 33/2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”;

2. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8730, datë 18.1.2001 ‘Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të përmbarimit gjyqësor’”;

3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008,‘Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat’, i ndryshuar”;

4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 ‘Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kërkesa për propozimin e këtyre ndryshimeve vjen si kërkesë e Grupit Ndërinstitucional të Punës, të koordinuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ngritur me Urdhër Kryeministri nr.78 datë 11.06.2015, për çështjen e kredive me probleme në Shqipëri. Ky grup pune ka hartuar planin e masave i cili ka për synim reduktimin e nivelit të kredive me probleme në sistemin bankar, duke evidentuar masat konkrete me propozime për ndryshime konkrete, si dhe duke përcaktuar institucionin përgjegjës për secilën masë.

Mirëpresim komente dhe sugjerime mbi këtë paketë në adresën: konsultime@drejtesia.gov.al

__________________________________

Në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë penale, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, pranë Ministrisë së Drejtësisë, ka përgatitur një paketë ligjore me qëllim adresimin e problematikave të ndeshura në praktikë nga zbatimi i ligjit. Kjo paktë ka kaluar fazën e parë të konsultimit, dhe në vijim të komenteve të ardhura, është ripunuar.

Konkretisht, paketa ligjore e propozuar përmban:

 

Mirëpresim komente dhe sugjerime mbi këtë paketë në adresën: konsultime@drejtesia.gov.al

__________________________________

Ministria e Drejtësisë ka nisur procesin e konsultimit për projektligjin “Për falimentimin”,  të përgatitur me ndihmën e International Finance Corporation (IFC).

Projekt ligji “Për falimentimin”

Lutem klikoni mbi tekstin e mesiperm per tu konsultuar me dokumentet ne format PDF.

Sa më sipër, lutemi dërgimin e mendimeve, komenteve dhe sugjerimeve tuaja mbi projektligjet në adresën: konsultime@drejtesia.gov.al

____________________________________________

Ministria e Drejtësisë ka shpërndarë për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar”.

 

PROJEKTLIGJ

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR

 

RELACION

PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8328, DATË 16.04.1998 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”, I NDRYSHUAR”

Lutem klikoni mbi tekstin e mesiperm per tu konsultuar me dokumentet ne format PDF.

 

Mirëpresim komente dhe sugjerime mbi këtë projektligj.

________________________________________

Projektligji “Për  trajtimin e  pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashkëpunim të ngushtë me Avokaturën e Shtetit dhe me konsultimin paraprak me ekspertët e Këshillit të Evropës, Bankës Botërore, Ministrinë e Financave dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

 

Lutem klikoni mbi tekstin e mesiperm per tu konsultuar me dokumentin ne format PDF.

Mirëpresim komente dhe sugjerime mbi këtë projektligj.