Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, të neneve 13, 14 dhe 19, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”, të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr. 6323/2, datë 25.10.2017 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve të organizimit të testimit të regjistruesit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, si dhe me qëllim emërimin e regjistruesve të ZVRPP bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,
Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në:
KRITERET LIGJORE PËR EMËRIMIN E REGJISTRUESIT
1. Kandidatët për pozicionin “Regjistrues” në ZVRPP duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë:
2. Dokumentet e mësipërme mund të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë.
Afati maksimal i dorëzimit të aplikimeve është data: 24 Shkurt 2018
TESTIMI I AFTËSIVE
Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet në përputhje me procedurat e miratuara me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6323/2, datë 25.10.2017 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve të organizimit të testimit të regjistruesit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
Të gjithë kandidatët që klasifikohen se plotësojnë kriteret formale cituar mësipër do të testohen me shkrim dhe me anë të një interviste. Data dhe vendi ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista si dhe programi i testimit, do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Kandidatët fitues janë ata të cilët plotësojnë kriteret formale dhe klasifikohen nga Komisioni i klasifikimit me më shumë se 70 pikë.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.