Strategjia e Komunikimit në Fushën e Drejtësisë të Ministrisë së Drejtësise

Ministria e Drejtësisë me Urdhrin nr. 723 datë 28.12.2023, të Ministrit ka miratuar “Strategjinë e Komunikimit në Fushën e Drejtësisë të Ministrisë”, hartuar me mbështetjen e projektit JustAl.

Strategjia përshkruan parimet kryesore të komunikimit efektiv dhe identifikon qëllimet kryesore të komunikimit, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit për sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e tij, promovimin e aksesit në drejtësi dhe rritjen e besimit të publikut në aktivitetet e Ministrisë.

Strategjia-e-Komunikimit-ne-Fushen-e-Drejtesise

Njoftime