DRAFT KONCEPT DOKUMENTI STRATEGJIK – STRATEGJIA NDERSEKTORIALE E DREJTESISE 21-25

Ministria e Drejtësisë shpreh falënderimet e përzemërta për kontributin dhe angazhimin e të gjitha institucioneve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile në vend, në nismat e ndërmarra deri më tani në kuadër të reformës në drejtësi në Shqipëri, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe garantimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Në këtë kuadër, Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e të gjitha institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe asistencën e Misionit EURALIUS V, ka filluar procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025. Kjo Strategji synon të mbështesë krijimin e një sistemi drejtësie të pavarur, llogaridhënës, të aksesueshëm, transparent dhe efikas, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për sa më sipër, me qëllim marrjen e komenteve/sugjerimeve tuaja konstruktive, nxjerrim për konsultim Koncept-Dokumentin Strategjik, i cili shtron rrugën për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025.

Në mbështetje dhe garantim të efikasitetit të procesit të konsultimit, Ministria e Drejtësisë vlerëson dhe mirëpret komentet/sugjerimet tuaja mbi draftin e Koncept-Dokumentit Strategjik brenda ditës së martë, data 1 dhjetor 2020, në adresën elektronike: elona.hoxha@drejtesia.gov.al.

DRAFT KONCEPT DOKUMENTI STRATEGJIK – STRATEGJIA NDERSEKTORIALE E DREJTESISE 21-25