Projektligji synon, ulje të barrës së regjistrimit të këtyre organizatave pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila do të lehtësojë procedurën e aplikimit për regjistrim. Ky projektligj parashikon një procedurë më transparente në lidhje me aktivitetin e OJF-ve, si dhe vendos modernizimin e shërbimeve por edhe të databazës në drejtim të informacionit më të plotë për çdo OJF që kryen aktivitet jofitimprurës në Republikën e Shqipërisë. Projektligji përcjell një qasje më të mirë në përmbushje të qëllimit të udhërrëfyesit të shoqërisë civile, i miratuar me vendimin nr. 539, datë 25.07.2019, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e udhërrëfyesit për politikën qeverisëse drejt një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2019-2023 dhe Planit të tij të veprimit ku në Prioritetin 6, sanksionohet krijimi i një kuadri më mundësues për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.