Njoftim - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/04/2019

Njoftim

NJOFTIM

Në përputhje me parashikimet e pikës 12, të nenit 142, të ligji nr. 110/2018 “Për noterinë”, është miratuar Urdhri nr. 214, datë 21.03.2019, i Ministrit të Drejtësisë “Për përcaktimin e listës së dokumenteve për rifreskimin e dosjes së plotë personale të noterëve dhe asistent noterëve”.

Njoftohen të gjithë noterët dhe asistent noterët (përfshirë ata që kanë përfunduar stazhin e detyrueshëm sipas kërkesave të ligjit nr. 7829/1994), të marrin masa të përmbushin detyrimin ligjor për rifreskimin e dosjeve të tyre personale, sipas kërkesave të ligjit nr. 110/2018.

Dosja e plotë e dokumentacionit, sipas përcaktimeve të këtij urdhri, dorëzohet duke filluar nga data 25.4.2019 deri në datën 25.5.2019, përmes shërbimit postar, në adresë të Ministrisë së Drejtësisë.

Jeni të lutur t`i referoheni me përpikmëri listës së dokumenteve të kërkuara, sipas Urdhrit. (link-u i Urdhrit)

Formulari i vetëdeklarimit duhet të plotësohet elektronikisht dhe të përcillet së bashku me dokumentacionin e kërkuar. (link-u i formularit- Shtojca nr. 1 dhe Shtojca nr. 2)