U mbajt sot në Ohër, një takim i nivelit të lartë të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të miratuar Udhërrëfyesin Rajonal me temë “Antikorrupsioni dhe Financimet e Paligjshme”, si një përpjekje e përbashkët, e qenësishme dhe e koordinuar rajonale për të luftuar korrupsionin.
Udhërrëfyesi bazohet në angazhimet e marra nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Londrës, në kuadër të procesit të Berlinit dhe në rezultatin e sesionit të parë të special të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNGASS).
Zv. Ministrja e Drejtësisë, Znj. Adea Pirdeni, rikonfirmoi angazhimin maksimal të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë të Drejtësisë si Koordinator Kombëtar për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë, të shprehur që në krye të herës me reformën në drejtësi, si dhe gatishmërinë për të ndarë praktikat më të mira me vendet e rajonit
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.