Zhvillohet ​K​onferenca “20 Vjet Noteri si Profesion i Lirë dhe i Pavaruar”. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 21/06/2014

Zhvillohet ​K​onferenca “20 Vjet Noteri si Profesion i Lirë dhe i Pavaruar”.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për sigurimin asistencës dhe mbështetjes së nevojshme, në rritjen e performances së shërbimit noterial si dhe në drejtim të garantimit të aksesit të qytetarëve përkundrejt këtij shërbimi”

 

Me këtë mezash i është drejtuar Ministri i Drejtësisë pjesëmarrësve në konferencën me temë “20 VJET NOTERI SI PROFESION I LIRË DHE I PAVARUAR”.

 

Ministri Naço theksoi se krijimi i sistemit të aplikimit online në regjistrin e pasurive të paluajtshme nga noteri, mbetet sfidë kryesore, dhe bëri me dije shtrirjen e këtij sistemi dhe në disa rrethe të tjera sikurse funksionon në Tiranë dhe Durrës.

 

Më poshtë fjala e plotë e Ministrit Naço gjatë konferencës:

 

 

 

Më lejoni t’ju shpreh kënaqësinë time për pjesëmarrjen në Konferencën e Noterisë, në këtë 20 vjetor të krijimit të saj.

 

Me këtë rast, dëshiroj tëpërshëndes dhe të përgëzoj organizatorët e këtij aktiviteti, Dhomën Kombëtare të Noterisë, të cilët,me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë bërë të mundur zhvillimin, promovimin dhe konsolidimine institutittë noterisë, duke e renditur atëkrahas modeleve më të mira europiane.

 

Shërbimi noterial, si një shërbim publik është me traditë të hershme në Shqipëri, por të konsoliduar, si një profesion i lirë dhe i pavaruar, vetëm pas viteve ’90.

 

Ligji organik për noterinë, i miratuar në vitin 1994, ka evoluar ndër vite, duke ju nënshtruar disa amendimeve të rëndësishme, në mënyrë që ai të përshtatej për të qenënë harmoni të plotë me zhvillimet dhe ndryshimet shoqërore dhe institucionale që kanë ndodhur në Shqipëri.

 

Me ndryshimet ligjore të vitit 1995, u vendosën ura bashkëpunimi dhe  rregulla të qarta funksionimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe  Dhomës Kombëtare të Noterëve.

 

Po kështu rritja e cilësisë së funksionimit të këtij shërbimi, ishte një nga synimet kryesore të ndërmarra gjatë reformëssë vitit 2004.

 

  • Përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga ana e noterëve,
  • Rritja e transparencës në procedurat e rekrutimit, si dhe ushtrimit të profesionit të noterit,

 

mundësuan konsolidimin e këtij shërbimi, në mënyrëqë detyrat dhe të drejtat e noterit të sanksionohen në mënyrë të qartë.

 

Në vijimësi, Ministria e Drejtësisë, duke e konsideruar shërbimin noterial si një shërbim public mjaft të rëndësishëm, ndaj qytetarit, mbetet e angazhuar duke i kushtuar rëndësi të veçantë rritjes së:

 

-transparencës,

 

-besueshmërisë,

 

-dhe efiçencës së këtij shërbimi.

 

Në këtë kuadër, nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë u nën shkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Zyrës Qendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve, e cila synon shkëmbimin profesional të të dhënave nëpërmjet formimit teknik – juridik, me qëllim regjistrimin në kohë dhe me efikasitet të pasurive të paluajtshme.

 

-Aksesi online i noterëve në regjistrat e pasurive të paluajtshme,

-verifikimi i pronave, si dhe redaktimi i akteve përtjetërsimin e tyre, duke shmangur burokracitë dhe rradhët e gjata të qytetarëve në zyrat shtetërore, do të jenë disa nga impaktet positive ndaj qytetarëve, duke i garantuar dhe siguruar atyre të drejtat pronësore.

 

Gjithashtu, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në rastin e aplikimeve të subjekteve, për regjistrim të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, do të kërkojë zbatimin e ligjit, lidhur me pagesën përkatëse në llogarinë e noterit.

 

-Kjo procedurë,

– nga njëra anë garanton zbatimin e ligjit

-dhe nga ana tjetër shmang informalitetin dhe rrit transparencën përkundrejt institucioneve ligjzbatuese.

 

Gjej rastin të sjell në vëmendjen tuaj kujdesin që duhet treguar veçanërisht ndaj rasteve të transaksioneve fiktive, që mund të jenë premisë për evasion fiskal, pastrim parash, apo veprimtari të tjera kriminale.

 

Në këtë kuptim, kërkohet që edhe Dhoma Kombëtare e Noterisë të jetë më aktive në evidentimin e këtyre rasteve, por edhe në implementimin e praktikave të unifikuara, duke mos lënë vend për trajtimin e ndryshëm të rasteve të njëjta.

 

Kam parasysh këtu jo vetëm detyrimin ligjor që ka çdo noter për regjistrinim e cdo transaksioni ne regjistrin online notarial por dhe deklarimin e çdo transaksioni të dyshimtë pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

 

Këtij qëllimi i shërben, gjithashtu, mundësimi i aksesit të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave mbi regjistrin noterial shqiptar.

 

Dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë në tërësi dhe të atij notarial veçanërisht mbetet një prioritet i cili pritet të realizohet nëpërmjet përdorimit masiv të teknologjisë së informacionit.

 

Krijimi i sistemit të aplikimit online në regjistrin e pasurive të paluajtshme nga noteri, mbetet sfidë kryesore në drejtim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta, cilësore dhe efektive.

 

Aktualisht ky shërbim funksionon në rrethet Tiranë dhe Durrës dhe shpejt do të shtrihet dhe në disa rrethe të tjera.

 

Me ndryshimet që pësoi ligji për noterinë në vitin 2011, u krijua “One Stop Shop” për sistemin e noterisë, i plotësuar vit pas viti me masa ligjore dhe organizative.

 

Përmes këtij shërbimi qytetari kryen transaksionet me pasuritë e paluajtshme dhe çdo shërbim e merr në pak minuta në të njëjtën zyrë.

 

Amendimet në ligjin për noterinë, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, sollën:

  • një impakt pozitiv për qytetarët dhe biznesin, në drejtim të aplikimit të një shërbimi pa vonesa.
  • Shmangien e rasteve abuzive,

 

 

Gjithashtu vlen të përmendet se, në vitin 2013, me ndryshimet që pësoi ligji organik i noterisë u krijuan 2 Regjistra Kombëtarë:

(i)Regjistri Kombëtar i Testamenteve, në të cilin noterët duhet të regjistrojnë testamentet e nënshkruara pranë tyre dhe

(ii)Regjistri Kombëtar i Dëshmive të Trashëgimisë, në të cilin noterët regjistrojnë dëshmitë e trashëgimisë ligjore apo testamentare.

 

Të dy këta regjistra administrohen nga Dhoma Kombëtare e Noterisë, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë, për të cilën është ofruar gjithë mbështetja dhe asistenca e nevojshme.

 

Organizimi noterial në Shqipëri është e drejtë e Dhomës Kombëtare të Noterisë, e cila nënkupton:

-anëtarësi të detyrueshme të noterit në të;

-pushtet të Dhomës për të caktuar rregulla të detyrueshme;

-pushtet të deleguar nga autoritetet publike me ligj.

 

Në këtë prizëm, organizimi dhe kontrolli publik është i nevojshëm dhe realizohet nga Ministria e Drejtësisë, sipas mënyrës së caktuar me ligj.

 

Roli i Ministrisë së Drejtësisë, si organ mbikëqyrës dhe kontrollues i sistemit noterial, konsiston në:

– monitorimin nga pikëpamja ligjore e veprimtarisë së noterëve,

në mënyrë që ai të jetë në koherencë me nevojat e shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë së lirë,

si dhe menaxhimin në mënyrë racionale e transparente të ushtrimit të një funksioni publik nga ana e profesionistëve privat.

 

Edhe në rastin e profesioneve të lira, siç është ai i noterisë, zbatohet parimi i checks and balance, që presupozon varësinë reciproke apo ndërvarësinë, si një mjet bashkëpunimi dhe kontrolli reciprok.

 

Në këtë kuadër, Ministria e Drejtësisë ka realizuar dixhitalizimine sistemit të noterisë duke krijuar portalin elektronik “Regjistri Noterial Shqiptar”, ku tashmë noterët regjistrojnë dokumente, që përpilohen prej tyre.

 

Ky portal është i aksesueshëm nga noterët dhe Ministria e Drejtësisë, ku kjo e fundit nëpërmjet tij ka mundësinë e kontrollit online të ligjshmërisë së veprimtarisë së noterëve.

 

Krijimi i Regjistrit Dixhital Noterial përbën një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra vitet e fundit.

 

Tashmë transaksionet e pronave, s’janë vetëm pjesë e regjistrave të noterëve, por ato u bënë të lexueshme për të gjithë ata zyrtarë, që hetojnë apo gjurmojnë kundërvajtje dhe vepra penale të ndryshme.

 

Regjistri Noterial Shqiptar, tashmë në formë elektronike, është i aksesueshëm për shumë institucione.

 

Në kuadër të reformimit të shërbimit noterial Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për mbështetjen e çdo ndryshimi legjislativ që do të propozojë Dhoma Kombëtare e Noterisë, në drejtim të garantimit të aksesit të qytetarëve përkundrejt këtij shërbimi.

 

Përpos gjithë këtyre reformave, Ministria e Drejtësisë është e vendosur që të forcojë kontrollin e zbatimit të ligjit dhe të mos lejojë, që në mënyrë abuzive, të anashkalohet ligji, duke mos respektuar kriteret e përcaktuara në të.

 

Në përfundim, do të doja t’ju shpreh anagazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke garantuar asistencën dhe mbështetjen e nevojshme, në rritjen e performances së shërbimit noterial.

 

Gjej rastin të falenderoj të gjithë partneret tanë ndërkombëtarë, të cilët na kanë mbështetur me përkushtim dhe durim në realizimin e këtyre reformave gjithëpërfshirëse dhe të suksesshme,

-në radhë të pare për qytetarët,

-për aktorët e sistemit

-dhe për ne si vendimmarrës.

 

Shpreh bindjen e thellë se detyra e noterit është edhe në mbrojtjen e më të pambrojturit, atij individi që nuk është në gjendje të paguajnë për një avokat të mirë.

 

Akti noterial, në fakt nuk është vetëm një hap burokratik, por nënkupton kulmin e një shtegu shumë delikat dhe të rëndësishëm që ndodh vetëm pak here në jetën e një individi.

 

Për këtë do të duhet më shumë punë, përkushtim dhe profesionalizëm nga të gjithë ju këtu në shërbim të këtij funksioni të rëndësishëm shoqëror, në garantimin e një linje frontale mbrojtjeje duke sjellë më shumë siguri për publikun.

 

Së fundmi, më lejoni të shpreh bindjen se, me reformat e ndërmarra deri tani,  rezultatet pozitive do të jenë më të prekshme në shërbim të publikut.