Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka bëre publike ditën e sotme një plan masash lidhur me rritjen e sigurisë në sistemin e burgjeve, gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, ku ndër të tjera është urdhëruar edhe pezullimi i lejeve shpërblyese dhe të veçanta, prej datës 21 Maj 2015 deri më 1 Korrik 2015.
Gjatë një tryeze pune ku ndër të tjerë ishin të pranishëm edhe drejtuesit e të gjitha IEVPenale në vend, janë përcjellë një sërë rekomandimesh, ndjekja e të cilave synon rritjen e sigurisë, mospërfshirjen e personave në konflikt me ligjin në aktivitete politike gjatë kësaj periudhe, si dhe votimin në IEVPenale nga të gjithë të burgosurit që plotësojnë kriteret Ligjore.
Më poshtë fjala e plotë e Ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço.
Ministria e Drejtësisë në kuadër të realizimit të një procesi zgjedhor objektiv dhe jashtë çdo ndikimi, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për krijimin e kushteve dhe rritjen e nivelit të sigurisë në sistemin penitenciar, me qëllim për t’i paraprirë çdo situate të mundshme të keqpërdorjes së personave me liri të kufizuar.
Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve kanë vendosur disa masa paraprake, të cilat në vitet e shkuara elektorale nuk ju është kushtuar asnjëhërë vëmendje.
Fillimisht është urdhëruar pezullimi i lejeve shpërblyese dhe të veçanta për personat e dënuar me burgim dhe të paraburgosurit.
Nëpërmjet këti akti është saktësuar se për periudhën 21 maj 2015 deri më 1 korrik 2015, respektivisht 1 muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe 10 ditë pas zgjedhjeve, do të pezullohet dhënia e të gjitha lejeve shpërblyese dhe të veçanta për personat që ju është kufizuar liria, në mënyrë që i gjithë procesi zgjedhor të mos ketë asnjë ndikim nga personat e dënuar apo familjarët e tyre, si formë shpërblimi të aghazhimit të tyre politik.
Kjo iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është ndërmarrë dhe realizuar në përputhje të plotë me të drejtat kushtetuese të shtetasve dhe pa anashkaluar asnjë dispozitë ligjore që ka të bëjë me respektimin e të drejtave dhe lirivie themelore të njeriut duke mos përjashtuar rastet e urgjencës, kur marrja e lejes vjen si shkak i fatkeqësive në familje të personave që ju është kufizar liria, apo për kujdesin e tyre shëndetësor .
Kjo urdhëresë tashmë ju është bërë me dije të gjitha strukturave drejtuese të IEVPenale në vend dhe nëpërmjet saj shpehet edhe një herë vullneti qeverisë shqiptare, se nuk ka për të ekzistuar ndonjëherë shfrytëzimi i forcës shtrënguese shtetërore ndaj personave me liri të kufizuar, apo angazhimi i elementëve kriminal me qëllim maksimalizimin e rezultatit politik.
Kjo kohë ka përfunduar!
Kur them se kjo kohë ka përfunduar, kam parasysh disa shifra që lehtësisht dëshmojnë për vendimmarrje abuzive, nëse do të bëhëj një analizë krahasimore.
Kështu, gjatë vitit 2013 janë dhënë 512 leje të veçanta, ndërsa në vitin 2014 janë dhënë vetëm 214, pra krahasimisht më pak se gjysma.
Po ashtu, gjatë vitit 2013 janë dhënë 2133 leje shpërblyese, ku bie në sy fakti që këto leje kanë qenë më të shumta gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013.
Përsa më sipër, është e qartë, që lejet kanë qenë objekt abuzimi dhe shfrytëzimi për qëllime fushate në të kaluarën.
Gjithashtu, për të siguruar një mbarëvajtja të procesit zgjedhor brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, një masë tjetër e ndërmarrë në funksiontë procesit zgjedhor është fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka mbajtur kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm shkresor me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i është kërkuar këtij institucioni marrja e masave për zgjedhjet e qeverisjes vendore dhe përgatitjen e listave të zgjedhësve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi është kërkuar orientim dhe mbështetje nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për mënyrën e procedimit për votimin e të burgosurve që ndodhen në IEVPenale, të cilat nuk përkojnë me vendbanimet e tyre.
Ndërkohë, me qëllim parapërgatitjen e infrastrukturës së nevojshme zgjedhore, është komunikuar dhe është bashkëpunuar dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku është konkluduar në lidhje me:
Nga ky proces bashkëpunues me institucionet e Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe
Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, si dhe në vlerësim të faktit që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe IEVP hyjnë në listën e institucioneve të rëndësisë së veçantë, votimi për shtetasit që gëzojnë të drejtën e votës do të bëhet në institucion, përfshirë edhe ata të burgosur që nuk kanë vendbanimin në zonën zgjedhore ku ndodhet IEVPenale përkatëse.
Nëpërmjet masave të marra deri më tani mund të themi me siguri se po garantojmë zbatimin e parimit universal të së drejtës së individit për të votuar, pavarësisht kufizimit të lirisë fizike, si dhe në zbatim të nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Një masë tjetër e marrë deri më tani është urdhëri i të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale që në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë, si dhe në kryerjen e detyrave funksionale të marrin masat e nevojshme për:
Si Ministër i Drejtësisë, sot angazhohem publikisht se të gjitha masat e mësipërme do të respektohen rigorozisht dhe nuk do te ketë asnjë tolerancë ndaj askujt që do të gjejë guximin për të mos ndjekur qoftë edhe një detaj nga ky plan masash.
Në ndryshim nga vitet e mëparshme, kur këto masa janë shpërfillur dhe janë anashkaluar qëllimisht, për të përfituar terren dhe kapital politik, sot ju garantoj se nuk do të ketë asnjë pakt në kurriz të sigurisë publike.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.