Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani po zhvillon një vizitë zyrtare ne Francë, me ftesë të homologut të tij z.Jean-Jacques Urvoas.
Gjatë takimit z. Urvoas u shpreh ndër të tjera se i ndjek prej kohësh dhe me mjaft interes zhvillimet e ndodhura në sistemin e drejtësisë, veccanërisht ato që kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me ndryshimet e reformës në drejtësi.
Njëkohësisht bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve”, për të cilin Ministri Urvoas shprehu interes për të mësuar më shumë detaje.
Duke u ndalur më konkretisht mbi zhvillimet reformuese të sistemit të drejtësisë, Ministri Manjani e informoi homologun, z. Urvoas se tashmë ky proces nuk ka më kthim pas.
Gjithashtu Ministri Manjani shprehu besimin qe Komisioni Europian do të japi një rekomandim pozitiv për cceljen e negociatave dhe se Shqipëria ka nevojë të ketë pranë partner si Franca, pasi anëtarsimi do të jetë një proces sfidues.
Një tjetër ccështje që u diskutua në takim ishte edhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Gjithashtu Ministri Manjani gjatë këtij takomo shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm për projekte konkrete sikurse ishte ai i përmbarimit. Z. Manjani vlerësoi nevojën e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral edhe në projekte të tjera si shërbimi i noterisë, etj.
Pjesë e axhendës së takimeve zyrtare të zhvilluara ne kuadër të kësaj vizitë ishte edhe ai me kryetarin e Dhomës së Përmbarimit.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e sistemit të përmbarimit në Shqipëri, për të cilën Ministri Manjani shprehu gadishmërinë për ta formalizuar sa më parë.
Axhenda zyrtare e takimeve do të vijojë me pritjen e delegacionit shqiptar nga Kryeprokurori Francez, z. Jean –Claude Marin.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.