Në kuadër të takimeve zyrtare gjatë vizitës në Francë, Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço ka zhvilluar një takim edhe me z.Vincent Lamanda, President i Parë në Gjykatën e Kasacionit.
Z. Naço gjatë diskutimit evidentoi si me mjaft rëndësi dixhitalizimin e sistemit gjyqësor si një hap me ndikim në efiçencën e tij, ndërsa u shpreh i hapur për të përfituar nga eksperienca Franceze në drejtim të reformimit të sistemit gjyqësor.
Z. Lamanda u shpreh i impresionuar nga hapat e deritanishme në drejtim të reformave dhe thellimit të tyre, ndërsa garantoi krijimin e mundësive për shkëmbimin e eksperiencës mes specialistëve të të dyja vendeve, në fushat ku sistemi shqiptar i drejtësisë ka nevoja specifike.
***
Takimi i radhës së Ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço është zhvilluar në Ministrinë e Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, me Drejtorin e Europës Kontinentale, z. Eric Fournier.
Gjatë takimit, z. Fournier theksoi se efektshmëria e një bashkëpunimi operacional ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve është shumë e rëndësishëm.
Njëkohësisht, z. Fournier vlerësoi shumë punën e deritanishme të Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, dhe kërkoi një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër trafikut, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkaq, Ministri Naço shprehu qëndrimin e tij se reformimi i sistemit të drejtësisë nuk është vetëm çështje e maxhorancës por dhe e opozitës, duke sjellë në vëmendjen e bashkëbiseduesve se ecuria e reformave dhe suksesi i tyre ka nevojë për një frymë mirëkuptimi dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve.
“Marrja e statusit kandidat do të thotë një përgjegjësi më e madhe për Shqipërinë, për arritjen e standardeve të BE-së”, u shpreh z. Naço.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.