Vijojnë takimet e Ministrit Naço gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 03/10/2014

Vijojnë takimet e Ministrit Naço gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

Në vijim të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar,  Ministri Naço ka zhvilluar disa takime të nivelt të lartë.

 

Z. Naço është pritur në takim nga përfaqësues të lartë të Fondacionit Slynn, i cili asiston prej vitesh reformat në sistemin e drejtësisë Shqiptare.

 

Gjatë diskutimit me drejtuesin e këtij fondacioni, Sir David Latham, z. Naço u ndal në ndryshimet e sistemin të drejtësisë, dhe nevojën që këto ndryshime të jenë jetëgjata dhe efikase.

 

Ministri Naço e ka falenderuar z. Latham dhe fondacionin e tij për ndihmën e deritanishme, dhe e ftoi të marri pjesë në konferencën për drejtësinë që do të zhvillohet në Tiranë.

 

“Ju ftoj që të jeni të pranishëm, në mënyrë që të bëheni pjesë e aktorëve që do të kontribuojnë në zhvillimin e reformës në drejtësi, si dhe për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira në ndihmë të reformimit të sistemit”,u shpreh ndër të tjera z. Naço.

 

Përfaqësuesit e fondacionit Slynn u shprehën në mbështetje të reformave në drejtësi, ndërsa kanë garantuar angazhimin për të dhënë ndihmë në realizimin e tyre.

 

Më tej, pjesë e axhendës së vizitës së Ministrit Naço në Britaninë e Madhe, ishte edhe takimi z. Ian Poree, Drejtor i Shërbimit të Provës.

 

Gjatë bisedës, Ministri Naço ka shprehur rëndësinë e projektit të binjakëzimit për sistemin penitenciar dhe evidentoi si me mjaft rëndësi ekspertizën e këshilltarit britanik të atashuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Z. Naço kërkoi nga pala angleze po të njëjtën asistencë edhe për Shërbimin e Provës.

 

Z. Naço ka shprehur vlerësimin e tij mbi sistemin e burgjeve private në Mbretërinë e Bashkuar, dhe duke e cilësuar atë si një vend lider në këtë drejtim, ai kërkoi asistencë në këtë drejtim, në kuadër të reformimit të sistemit penitenciar në Shqipëri.

 

Z. Poree u shpreh i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij në drejtim të Shërbimit të Provës, mbikqyrjes elektronike si dhe sistemit privat të burgjeve, përmes krijimit të mundësive me ekspertizë, shkëmbim përvojash, dhe asistencë teknike.

 

Gjithashtu Z. Poree theksoi se, thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm është në dobi të të dy vendeve, ndërsa shprehu interes që të vizitonte Shqipërinë në të ardhmen.