Tryezat konsultative, Ministri Manjani: Momenti për të dëgjuar zërin e ekspertëve - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 17/11/2015

Tryezat konsultative, Ministri Manjani: Momenti për të dëgjuar zërin e ekspertëve

Ditën e sotme, Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani, pak minuta përpara nisjen së takimit publik konsultativ “Ndryshimet Kushtetuese – Drejtësia Penale” i cili zhvillohej në Ministrinë e Drejtësië, në një pronocim për median e ka vlerësuar këtë moment si me rëndësi për pjesëmarrjen dhe kontributin e eskpertëve në reformën në drejtësi.

 

Në vlerësimin e Ministrit Manjani, në stadin aktual, reforma ka nevojë për kontributin e ekspertëve, të cilëve i duhet dhënë mundësia që ta përmirësojnë produktin e tyre, të japin më të mirën dhe pastaj të mund të debatohet edhe politikisht nëse është e nevojshme.

 

Më poshtë, deklarata për media e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani:

 

 “Sot po mbahet tryeza e dytë e konsultimit publik me grupet e interesit dhe jam mëse i lumtur t’i uroj mirëseardhjen kujtdo që do te debatojë për këto tema, sepse këto janë tema shumë të rëndësishme dhe nuk janë pronë as e Ministrit të Drejtësisë, as e Parlamentit, as e politikës apo e vendimmarrësve, por janë pronë e publikut, kështu që kjo sallë nuk i takon vetëm Ministrisë dhe Ministrit por i takon publikut shqiptar, grupeve të interesit dhe juristëve. Në emër të transparencës dhe në emër të asaj që ne jemi të angazhuar që të sigurojmë sa më shumë pjesëmarrje në reformën në drejtësi por jo vetëm, do të duhet të jemi pjesë ë këtij diskutimi edhe kur Ministri nuk është prezent, sepse jo gjithmonë duhet të jetë present. Ministria e Drejtësisë është prezente me nivel ekspertize dhe sikursë është thënë, kjo reformë që po flasim është pjesë e ekspertëve dhe Ministri i Drejtësisë ka caktuar ekpsertë që herët në këtë proces, kështu që le t’i lemë ata të debatojnë më njëri tjetrin. Unë jam Ministër Drejtësie dhe kam detyra ekzekutive. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, është pjesë e të ardhmes sonë të afërt, sepse ne duhet të marrim një status për të çelur bisedimet për anëtarësimin në BE. E theksoj se sot është një tryezë ekspertësh dhe politikanët nuk kanë punë në çështjet e eskpertëve. Në stadin që flasim sigurisht që do kemi opinion, mendime dhe arsyetime të cilat ne do të duhet t’i ndajmë edhe me ju, por më lejoni të theksoj edhe njëhërë se jam në një detyrë ekzekutive dhe do të prisni nga unë vetëm masa ekzekutive. Dje kam dhënë një urdhër që do të pasohet nga urdhëra të tjerë. Ju lutem të fokusohemi tek çështja, bëjmë mirë të mendojmë për të ardhmen, për ta reformuar sistemin sepse ai duhet reformuar por ndërkohë kemi njerëz sot që ju duhet shërbyer, detyra imë është të shërbej dhe jo të jap drejtësi. Ne duhet t’i shterojmë hapat një e nga një. Le të lejojmë ekspertët që të përmirësojnë produktin e tyre, të japin më të mirën e mundshme dhe pastaj të mund të organizojmë apo të debatojmë edhe politikisht nëse është e nevojshme, mbi bazën e atyre komandimeve që japin ekspertët. Ka një axhendë që duhet vendosur, jo prej Ministrit të Drejtësisë, as prej Qeverisë, por prej Komisionit Parlamentar që merret me reformën në drejtësi. Ka një draft dhe dua të theksoi që reforma në drejtësi ka dy momente që kanë të njëjtën vlerë. Së pari, janë një set me propozime për ndërhyrje që duan të ndryshojnë kushtetutën dhe e dyta ka disa ligje të cilat sigurisht Ministri i Drejtësisë ka edhe ai rolin e tij aktiv për t’i hartuar. Të dyja kanë të njëjtën vlerë dhe nëse duam të marrim një status për të çelur negociatat për t’u anëtarësuar në Evropë, do të duhet t’i pranojmë të dyja me të njëjtën vlerë. Pra duhet ta ndryshojmë Kushtetutën për një reformë të thellë, nëse e duam një reformë të thellë. Kjo është e ardhmja dhe në këtë të ardhme, Ministri i Drejtësisë ka rolin e tij dhe patjetër që do ta luaj dhe nuk ka as çështje përjashtimi dhe as largimi, por kemi fokus dhe fokusi në këtë moment është detyra ekzekutive. Ju theksoj edhe njëherë se ka filluar të japi efektet e para urdhëri që kam dhënë dje dhe ftesa ime për të gjithë nëpunësit publik është kjo:- Të shpejtojnë të japin përgjigje”, u shpreh Ministri Manjani