Task Forca Antikorrupsion, 28 masa disiplinore në degën doganore, Durrës - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 06/03/2019

Task Forca Antikorrupsion, 28 masa disiplinore në degën doganore, Durrës

Fillimisht dua të bëj një parantezë për detyrën si Koordinator Kombëtar i Antikorrupsionit dhe drejtuese e Task Forcës Antikorrupsion, të ngritur për të luftuar korrupsionin e trashëguarnë administratën publike. Fakti që në raportet javore denoncojmë publikisht raste ku punonjës të administratës publike abuzojnë me detyrën dhe shkelin ligjin dhe çka është më e rëndë, tradhtojnë besimin e qytetarëve, nuk do të thotë se e gjithë administrata është e korruptuar.

Përkundrazi, administrata publike ka bërë hapa përpara drejt forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ju ofrohen qytetarëve.

Dua të sjell në vëmendje të qytetarëve, se çdo punonjës të larguar për paaftësi apo për aferakorruptive, jemi kujdesur që ta zëvendësojmë me profesionistë të rinj dhe të mirëshkolluar.
Por pavarësisht kësaj, rastet e izoluara do t’i evidentojmë dhe do t’i denoncojmë në mënyrë sistematike. Do vazhdojmë të vendosur në këtë rrugë, pasi e kemi të qartë që kemi mbështetjen e qytetarëve shqiptarë.

Task Forca Antikorrupsion këtë javë ushtroi kontroll në Degën Doganore, Durrës, ku verifikoi respektimin e kërkesave ligjore në sektorin e operacioneve doganore në Portin e Durrësit, monitorimin e procedurave të magazinimit të përkohshëm, të terminalit të trageteve dhe të anijeve,bazuar kjo në legjislacionin doganor në fuqi dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.

Në përfundim të kontrollit,Task Forca evidentoi këto shkelje:

*Praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor, nëmosrespektim të parashikimeve ligjore si dhe të manualit “mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk të ngarkesave dhe mjeteve të transportit”.

U evidentua se në disa praktika mungojnë të dhënat mbi numrin e imazhit të skanimit dhe rezultatet e skanimit.
Si dhe nuk janë respektuar procedurat dhe kërkesate parashikuara në legjislacionin në fuqi, në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore të akcizës si dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor.

Në përfundim të kontrollit,nga Task Forca Antikorrupsionjanë rekomanduar 28 masa disiplinore.
1. Për kryetarin e Degës Doganore, Durrës, masa disiplinore,“pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”;
2. Për 18 doganierë,masa disiplinore, “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj”;
3. Për 5 specialistët e Zyrës së Rekuperimit me Forcë të Borxhit Doganor, masa disiplinore,“mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj”;
4. Si dhe “vërejtje” për 4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore, pranë zyrave të terminaleve si dhe të përpunimit të trageteve.

Gjithashtu në kuadër të inspektimeve të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë mbi veprimtarinë e profesioneve të lira si dhe garantimin e cilësisë së shërbimit që u ofrohet qytetarëve, është referuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë,për ushtrimin e ndjekjes penale për veprën penale, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, kryer nga personi juridik, zyrë avokatie “ADCA Zyrë Avokatie” sh.p.k..

Task Forca Antikorrupsionkonstaton se përfaqësuesit dhe punonjësit e kësaj zyre avokatie me veprime konkrete kanë tejkaluar dhe shpërdoruar kompetencat në fushën e përfaqësimit ligjor dhe po me veprime konkrete kanë përvetësuar atribute që nuk i kanë, duke kryer funksionesi zyrë përmbarimi apo përmbarues gjyqësor.Me këtë rast, i bëj thirrje dhomave kombëtare të kryejnë me përgjegjësi funksionin e mbarëvajtjes së ofrimit të shërbimitndaj qytetarëve nga profesionet e lira.

Ndërkohë, nga strukturat që luftojnë korrupsionin në Policinë e Shtetit, gjatë javës që lamë pas, janë evidentuar 17 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ku 29 persona janë proceduar penalisht.

Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit dhe Drejtoria Qendrore e Hetimit, janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar në Prokurori, për veprat penale, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimi i detyrës.
E përsëris, vizioni ynë është zero tolerancë ndaj paaftësisë dhe korrupsionit në administratën publike. Vëmendje dhe përkushtim për të forcuar administratën shtetërore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve në një aleancë të fortë me qytetarët.

Puna e Task Forcës do të vijojë gjithnjë e më intensive, duke i shkuar deri në fund çdo denoncimi apo çdo indicieqë do të kemi për akte korruptiveapo shpërdorim të detyrës që kryhet në zyrat e shtetit.