ë vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri Naço është pritur në një takim edhe nga z. Hoyet Brian Yee, zv/asistent i sekretarit të shtetit.
Gjatë takimit, z. Naço e ka informuar z. Yee në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi, e cila do të sillte rezultate konkrete edhe falë mbështetjes së SHBA-së dhe ekspertëve të fushës.
Nga ana e tij, z. Yee e ka inkurajuar Ministrin Naço për të hetuar dhe për të ndëshkuar të gjithë ata zyrtarë të korruptuar, duke garantuar në këtë mënyrë rritjen e besimit të qytetarëve tek drejtësia.
Z. Yee gjithashtu ka shprehur vullnetin e SHBA-së, në mbështetjen e reformave integruese të Shqipërisë.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.