Takimi Naço - Taubira: “Në kaq pak kohë, i keni dhënë jetë reformave” - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/05/2014

Takimi Naço – Taubira: “Në kaq pak kohë, i keni dhënë jetë reformave”

Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, pas përfundimit të vizitës në Mbretërinë e Hollandës, ka vijuar axhendën e takimeve zyrtare në Francë, ku është pritur nga homologia e tij franceze, zj. Christiane Taubira.

 

Gjatë bisedës me homologen franceze, Ministri Naço e konsideroi partneritetin dhe asistencën franceze të një rëndësie të veçantë.

 

Duke iu referuar thellimit të arritjeve të rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit, përfundimit me sukses të iniciativave të reformës ligjore në fushën e drejtësisë, në inisiativës ligjore për reformimin e Gjykatës së Lartë, etj, Ministri Naço u shpreh i hapur për mbështetjen e Francës kundrejt këtyre reformave, të cilat ai theksoi se është i vendosur t’i bëjë me konsulencën e partnerëve ndërkombëtarë.

 

Zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes reciprok, përfshirë dhe asistencën në ndihmën e ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe civile ka qenë një tjetër temë e diskutuar gjatë këtij takimi.

 

Ministri Naço ripërsëriti edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi vullnetin për për ta çuar drejtësinë në standardet më të larta, përmes reformave të cilat i cilësoi edhe njëhërë si reformat që do të flasin të njëjtën gjuhë me Brukselin.

 

Ministrja e Drejtësisë së Republikës Franceze,  zj. Christiane Taubira shprehu mbështetjen e saj ndaj të plotë kundrejt rrugës së reformave të iniciuara.

 

“Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në rrugën tuaj të reformave. Shoh se sa jetë ju i keni dhënë reformave në kaq pak kohë dhe ju përgëzoj për vendosmërinë e treguar”, u shpreh zj. Taubira

 

Zj. Taubira ka shprehur besimin se vendosmëria ndaj reformave do të ndikoj në vendimin e Këshillit Europian për statusin e vendit kandidat.

 

Klikoni këtu për te parë fotot e takimit zyrtar të publikuara nga Ministia e Drejtësisë Franceze