Takimi Naço – Mustafa: Arritjet e reciproke, model referimi - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 04/02/2015

Takimi Naço – Mustafa: Arritjet e reciproke, model referimi

Pjesë e axhendës zyrtare të Ministrit të Drejtësisë z. Nasip Naço gjatë vizitës në Prishtinë, ishte edhe takimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa.

Ministri Naço e ka cilësuar si mjaft pozitive vizitën në Kosovë, duke vlerësuar reformat e ndërmarra, ndërsa theksoi se është momenti i përshtatshëm për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe se arritjet e reciproke duhet të jenë një model referimi.

Kryeministri Mustafa e ka informuar z. Naço lidhur me vendosmërinë dhe vullnetin e qeverisë për të qenë sa më larg vendimmarrjes së pushtetit gjyqësor, duke i garantuar atij pavarësinë e nevojshme.

Z. Mustafa theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të përfitojnë nga arritjet reciproke, gjë që do të ndikonte pozitivisht në drejtim të proceseve integruese, si një sfidë madhore e përbashkët.