Takimi Naço-Juncher, vëmendje e veçantë trajnimeve të administratës gjyqësore - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 09/12/2014

Takimi Naço-Juncher, vëmendje e veçantë trajnimeve të administratës gjyqësore

Ministri i Drejtësië z. Nasip Naço ka pritur sot në një takim, zj. Hanne Juncher, Drejtuese e Departamentit të Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit, në Këshillin e Evropës.

 

Temë qendrore e diskutimit ishte ecuria dhe progresi i projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje në drejtim të eficencës në drejtësi”, si dhe masat e nevojshme që duhet të marrë përsipër Ministria e Drejtësisë, në drejtim të iniciativave që promovon ky projekt, me qëllim sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rezultateve të tij.

 

Zj. Juncher shprehu mirënjohjen e saj mbi bashkëpunimin e deritanishëm, sikurse edhe mbi ecurinë e projektit, i cili përdor një sërë mjetesh me fokus rritjen e efiçencës në sistemin e drejtësisë.

 

Ministri Naço ka vërejtur se situata në sistemin gjyqësor në veçanti, paraqitet mjaft pozitive krahasimisht me vitet e shkuara dhe kjo falë edhe ndërhyrjeve konkrete të këtij projekti.

 

Gjithashtu z. Naço veçoi rëndësinë që paraqet ndryshimi të cilit i janë nënshtruar Kodet e Procedurës Penale dhe Civile, të cilat kanë pasur një ndikim të drejpërdrejtë në rritjen e efektivitetit, veçanërisht në sistemin gjyqësor.

 

Gjatë bisedës theksi është vendosur edhe në afatet kohore të dhënies së vendimeve, të cilat shpesh bëhen shkak për zvarritjen e seancave gjyqësore, duke sjellë kështu një mbingarkesë të panevojshme e për pasojë mungesë të efektivitetit.

 

Trajnimi i administratës gjyqësore por edhe i vetë gjyqatrëve është sjellë në vëmendje me mjaft interes nga ana e Ministri Naço, çështje për të cilën ai u shpreh se duhet bashkëpunuar ngushtësisht me Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe Shkollën e Magjistraturës.

 

Numri i madh i çeshtjeve për gjykin në Gjykatën e Lartë, rëndësia e një sistemi të ri për vlerësimin e gjyqtarëve, ndikimi pozitiv i vendimeve unifikuese, por edhe nevoja për marrjen e masave disiplinore, ishin disa çështje të cilat u parashtruan me interes nga bashkëbiseduesit.

 

Gjithashtu, Zj. Juncher e informoi Ministrin Naço lidhur me raportin zyrtar që publikohet çdo dy vite nga KiE për sistemin e drejtësisë të të gjitha vendeve anëtare, i cili pritet të analizojë dhe disa problematika, që lidhen më sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

 

“Shpresoj se gjetjet e këtij raporti do të kthehen në politika dhe masa konkrete. Qëllimi i këtij raporti nuk është thjesht të drejtojë gishtin për të treguar fajin, por  të mundësojë evidentimin e pjesëve që kërkojnë ndërhyrje”, u shpreh zj. Juncher