Takimi me zj. Jadnanansing, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Drejtësi e Siguri - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 19/05/2014

Takimi me zj. Jadnanansing, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Drejtësi e Siguri

Takimi me zj. Jadnanansing, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Drejtësi e Siguri

Në vijim të axhendës së takimeve zyrtare me përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Hollandës, Ministri Naço është takuar edhe me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Drejtësi e Siguri, zj. Tanja Jadnanansing

Zj. Jadnanansing  ka shprehur mbështetje ndaj asaj që ajo e cilësoi si axhendë ambicioze për reformat në drejtësi ndërsa u theksoi se e vëren progresin e bërë, dhe se duhet ecur para me vendosmëri duke qenë se Shqipërinë e presin mjaft sfida të tjera.

Ministri Naço gjatë diskutimeve, mbështeti idenë e nevojës për realizimin e reformave afatgjata dhe të qëndrueshme, ndërsa thekoi se asistenca e Mbretërisë së Hollandës për marrjen e statusit kandidat, do të jetë mbështetje për të gjithë shqiptarët.