Takimi me Ambasadorin Italian, Ministri Manjani: Thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 04/12/2015

Takimi me Ambasadorin Italian, Ministri Manjani: Thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit

 

Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani ka pritur në një takim kortezie, Ambasadorin e Italisë në vendin tonë, z. Alberto Cutillo.

 

Gjatë takimit, Ambasadori Italian ka shprehur interesin e tij në lidhje me zhvillimet në sistemin e drejtësisë, duke cilësuar veçanërisht të rëndësishëm reformën që duhet ndërmarrë në sistemin gjyqësor.

 

Ministri Manjani dhe Ambasadori Cutillo, i cili është gjithashtu i sapo emëruar në detyrën e Ambasadorit në vendin tonë, janë ndalur edhe në të tjera tema me rëndësi sikurse është edhe çështja e pronësisë, për të cilën një ditë më parë Ministri Manjani ka bërë publik qëndrimin e tij në seancën plenare në parlament.

 

Bashkëbiseduesit, referuar ngjashmërive që ka midis dy sistemeve tona të drejtësisë, kanë rënë dakort mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, ku në terma konkretë z. Manjani do të ketë rastin të dakortësojë me homologun Italian, z. Orlando, në takimin më të afërt që do të mundësohet së shpejti.

 

Me interes gjatë bisedës është cilësuar edhe shqyrtimi apo gjetja e instrumentave ligjorë që do të mundësonin nisjen e një marrëveshje binjakëzimi mes notariatit shqiptar dhe atij italian, duke mundësuar bashkëveprimin online mes dy vendeve, të këtij shërbimi me mjaft rëndësi.