Takimi me amb e Greqisë: Me rëndësi realizimi i një reforme të qendrueshme - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 16/12/2015

Takimi me amb e Greqisë: Me rëndësi realizimi i një reforme të qendrueshme

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim Ambasadorin e Greqisë në vendin tonë, z. Leonidas Rokanas.

Gjatë bashkëbisedimit është diskutuar për rëndësinë e proceseve reformuese në sistemin e drejtësisë, të cilat sipas Ambasadorit Rokanas përbëjnë një premisë pozitive që ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një klime të favorshme, ndër të tjera edhe në fushën e investimeve.

Z. Rokanas e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm rolin e Ministrit të Drejtësisë në drejtim të konkretizimit të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se stabiliteti i një vendi varet veçanërisht nga qëndrueshmëria e reformave në këtë sektor.

Ministri Manjani dhe z. Rokanas kanë dakortësuar mbi vijimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimi i të cilave përmes marrëveshjeve në fusha më interes të përbashkët do të jetë në fokusin e të dyja vendeve.