Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim Ministrin e Drejtësisë së Republikës së San Marinos, z. Gian Carlo Venturini.
Venturini po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, së bashku me Kryetaren e Gjykatës së Lartë, znj. Valeria Pierfelici, ku është pritur nga personalitete të larta të vendit.
Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorë me rëndësi, ndërsa u ra dakort për nisjen e procedurave konkrete që do të finalizohen me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, në fusha më interes të përbashkët.
Ndërkohë Ministri Venturini është shprehur se në interesin e të dyja vendeve do të ishte realizimi i projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimi i experiences, veçanërisht në sistemin gjyqësor.
Ministri Manjani e njohu homologun Venturini me disa nga projektet kryesore, tek të cilat ai është fokusuar gjatë këtyre muajve në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Dy homologët kanë dakortësuar mbi vijimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimi i të cilave pritet të konkretizohet përmes takimeve të nivelit të lartë që liderët e të dyja vendeve do të zhvillojnë gjatë muajve në vazhdim.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.