Takimi i Ministrit Manjani me Ambasadorin e Gjermanisë, Z. Helmut Hoffmann - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 02/12/2015

Takimi i Ministrit Manjani me Ambasadorin e Gjermanisë, Z. Helmut Hoffmann

Ministri i Drejtësisë Z. Ylli Manjani ka pritur sot në një takim e Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Helmut Hoffmann.

Ambasadori Hoffmann e ka uruar Ministrin Manjani për detyrën e re dhe e ka vlerësuar të rëndësishëm takimin në kuadër të konfirmimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Gjatë takimit Z. Manjani dhe Ambasadori Hoffmann biseduan rreth çështjeve prioritare të sistemit të drejtësisë, për sfidat kryesore të cilat ka evidentuar procesi i reformimit si dhe rëndësinë e një drejtësie lehtësisht të aksesueshme.

Ministri Manjani e ka falenderuar Ambasadorin Hoffmann për vizitën dhe vëmendjen e veçantë që shteti gjerman i kushton të gjitha zhvillimeve të rëndësishme në vendin tonë, ndërsa ka vlerësuar maksimalisht mbështetjen e dhënë në fushën e drejtësisë përmes asistencës dhe ekspertizës gjermane.

Ministri Manjani gjatë takimit u  ndal në disa çështje me rëndësi që do të jenë në krye të axhendës së tij si Ministër i Drejtësisë, duke nënvizuar qëndrimin e tij të fortë kundrejt luftës ndaj fenomeneve korruptive.

Gjatë takimit z. Manjani dhe Ambasadori Hoffmann ndanë të njënjat argumenta për një reformë të thellë në drejtësi, si dhe një bashkëpunim të ngushtë bilateral