Takimi i Ministrit Manjani me Ambasadoren e re të Gjermanisë, zj. Susanne Schütz - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 21/07/2016

Takimi i Ministrit Manjani me Ambasadoren e re të Gjermanisë, zj. Susanne Schütz

 

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim kortezie Ambasadoren e re të Gjermanisë në vendin tonë zj. Susanne Schütz.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa zj. Schütz ka garantuar vazhdimësinë e mbështetjes së Gjermanisë ndaj të gjitha proceseve me rëndësi për integrimin e Shqipërisë.

Miratimi i reformës në drejtësi është vlerësuar si shumë i rëndësishëm nga ana e Ambasadores, ndërsa bashkëbiseduesit ranë dakort se edhe faza e zbatimit të kësaj reforme paraqet një sfidë dhe rëndësi madhore.

Referuar të ardhmes së proceseve integruese të Shqipërisë në strukturat europiane, Ambasadorja Schütz vuri në dukje rëndësinë që paraqet përafrimi i legjislacionit me BE-në, ndërsa dakortësoi me Ministrin Manjani se është me mjaft interes rritja e transparencës në të gjitha nivelet, për të mundësuar ndryshimin e kulturës së perceptimit të përgjithshëm se korrupsioni është një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri.