Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të DEA-s (Administrata e Zbatimit Ligjor mbi Substancat Narkotike), mes të cilëve z. James Soiles.
Kreu i drejtësisë shqiptare ka kërkuar ndihmën e DEA-s për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta operacionale, ndërsa e ka vlerësuar me mjaft rëndësi asistencën edhe me trajnime të specializuara.
Misioni i Administratës së Zbatimi Ligjor mbi Substancat Narkotike (DEA), lidhet me zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të SHBA-së mbi substancat e kontrolluara, dhe sjelljen në sistemin e drejtësisë penale dhe civile të SHBA-së ose të ndonjë juridiksioni tjetër kompetent, të organizatave të përfshira në kultivimin, prodhimin ose shpërndarjen e substancave të kontrolluara që shfaqen ose synohen për trafikim të paligjshëm në SHBA.
DEA rekomandon dhe mbështetet programet parandaluese që synojnë uljen e pranisë së substancave të paligjshme në tregjet ndërkombëtare dhe të brendshme.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.