Strategjia e Drejtësisë për të Mitur

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Mitur, është miratuar me VKM nr. 892, datë 27.12.2022 të Këshillit të Ministrave. Ky është dokumenti i dytë politik për sistemin e drejtësisë për të mitur i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në këtë strategji synohet zbatimi me efektivitet i të gjithë të drejtave të fëmijëve duke konsoliduar arritjet në fushën e drejtësisë penale për të mitur, aksesin në drejtësinë penale për të miturit, me qëllim evitimin e ripërfshirjes në kriminalitet dhe viktimizimin e tyre, që çdo fëmijë të ketë në çdo kohë akses tek një sistem miqësor për të rivendosur të drejtat e tij/e saj të cenuara në fushën familjare, civile, administrative dhe penale.

Lidhur me zbatimin e kësaj strategjie, Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e institucionit udhëheqës monitoron zbatimit e masa/aktiviteteve nga institucionet bashkëzbatuese.