|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 4
|
Nr.Shikimeve: 431
|
Statusi: Konsultim i hapur
Ministria e Drejtësisë, në kuadër të procesit të konsultimit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.26/2019 "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, mirëpret sugjerimet nga çdo subjekt dhe institucion i interesuar, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, etj.
Kontributet që në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik: Greis.Como@drejtesia.gov.al .
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
OPONENCE LIGJORE
(mbi Projektligjin “Për disa shtasa dhe ndryshime në Ligjin Nr.26/2019 "Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat")
Ky projektligj, i cili propozon ndryshime në Ligjin Nr.26/2019 "Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat" ka një ndikim të thellë negativ mbi pavarësinë e përmbaruesve gjyqësorë privatë, cënon fort autonominë e organave të pavarura si Komisioni Disiplinor dhe rrezikon të kthejë procesin displinor në një mjet kontrolli të Ministrisë së Drejtësisë.
Vlerësimi nen për nen i ndryshimeve të propozuara:
Neni 1: Ndryshimi në Nenin 14 të Ligjit Nr.26/2019
1.1 Lidhur me pikën 1, të Nenit 1: Shtesa e togfjalëshit “në përputhje me parashikimet e këtij ligji”.
• Ky shtim është i panevojshëm dhe parazitar. Neni 14 i ligjit ekzistues përcakton qartë kompetencat e Ministrit për të dhënë, pezulluar ose hequr licençen e përmbaruesit giyqësor
privat.
Kjo ndërhyrje është tejet e panevojshme, pasi përputhshmëria me ligjin është një standard
i nënkuptuar dhe i zbatuar në të gjitha veprimet administrative të vetë Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të përmbaruesve.
1.2 Lidhur me pikën 2, të Nenit 1: Shtimi i Shkronjës “ç/1” për dhënien e masave disiplinore nga Ministri:
• Ndërhyrja e propozuar përmes shimit të një kompetence të re në shkronjën "ç/1", që i jep Ministrit të Dretësisë të drejtën për të marrë masa disiplinore në mënyrë të drejtëpërdrejtë, është një prishje flagrante e balancës institucionale që u krijua me miratimin e Ligjit Nr. 26/2019. Ky ligi synonte që këto vendime sanksionuese të ndërmerreshin nga një organ i pavarur, sic është Komisioni Disiplinor, për të garantuar objektivitet dhe për të minimizuar ndikimet politike.
• Ky ndryshim i rëndësishëm nuk ka ardhur si rezultat i një konsultimi të mirëfilltë me ekspertët e fushës vendas apo të huaj apo me aktorët e shërbimit përmbarimor giyqësor dhe
nuk është shoqëruar me asnjë analizë të ndikimit të këtij ndryshimi në cilësinë dhe integritetin e shërbimit. Vendimmarrja sanksionuese e drejtpërdrejtë nga Ministri i Drejtësisë rrezikon të kthejë këtë proces në një mjet për kontroll të trupës së përmbaruesve, duke cenuar rëndë pavarsinë e profesionit dhe duke zhbërë përpjekjet për profesionalizim dhe depolitizim të kësaj fushe.
• Ligji Nr. 26/2019 u miratua në kuadër të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe u paraqit si një arritje e rëndësishme për pavarësinë dhe profesionalizimin e përmbaruesve giyqësorë privatë. Ndryshimi i propozuar për ta kthyer sërish procesin disiplinor në kontrollin e Ministrit është një zhbërje e kësaj arritjeje dhe një dëshmi e mungesës së vazhdimësisë në përpjekjet për të ngritur një sistem të drejtësisë që bazohet në standard të larta profesionalizmi dhe pavarësie.
• Shtimi i kompetencave të Ministrit të Drejtësisë për të dhënë masa disiplinore dreitpërdreit është një ndërhyrje e papranueshme që bie ndesh me parimet themelore të reformës në drejtësi dhe shkel parimin e pavarësisë së profesionit të përmbaruesit giyqësor privat. Ky ndryshim synon të maskojë paaftësinë e strukturave të Ministrisë për të zbatuar në mënyrë të duhur ligjin aktual dhe për të mbikëgyrur përmbaruesit e licencuar.
Neni 2: Ndryshimi në Nenin 16 të Ligjit Nr.26/2019
2.1 Reduktimi i kufirit kohor të përvojës profesionale nga 2 në 1 vit.
• Ligji në fuqi, përcakton se, individi, që kërkon të licencohet si përmbarues giyqësor privat duhet të plotësojë mes të tjerash edhe kushtin që të jetë në marrëdhënie pune me kohë të plotë me një përmbarues gjyqësor privat ose zyrë të përmbarimit privat, si ndihmëspërmbarues për një periudhë jo më të vogël se 2 jet, pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm fillestar.
• Ndryshimi i propozuar synon të zvogëlojë këtë periudhë të përvojës profesionale nga 2 vjet në 1 vit, duke eliminuar kështu një pjesë të rëndësishme të procesit të kualifikimit duke rrezikuar cilësinë e trupës së përmbaruesve të rinj.
• Në shumë sisteme juridike perëndimore, përfshire ato që kanë shërbyer si modele për reformat e mëparshme në Shqipëri, përmbaruesit e rinj janë të detyruar të kalojnë periudha të giata praktike përpara licencimit. Standardi aktual shiptar prej 2 vitesh përputhet me këto praktika ndërkombetare. Zvogëlimi i kësaj periudhe në 1 vit ishte nje hap prapa dhe cënon përkushtimin për të ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare.
Neni 3: Ndryshimet e propozuara në Nenin 27 të Ligjit Nr. 26/2019 mbi "Pezullimin e perkohshem nga detyra per shkaqe te tjera"
3.1 Dispozita aktuale ne Nenin 27, pika 1 të Ligjit Nr. 26/2019, përcakton se përmbaruesi giygësor privat "mund të" pezullohet përkohësisht nga detyra nga Ministri i Drejtësisë kur janë plotësuar kushtet e caktuara ligjore. Ky formulim, përmes përdorimit të termit "mund të" ofron fleksibilitet dhe hapësirë për një vlerësim individual të rasteve, duke siguruar që çdo vendim të merret në bazë të specifikave dhe rrethanave unike të çdo rasti. Një qasje e tillë është thelbësore për të shmangur vendime arbitrare, të ashpra dhe të standardizuara në raste që shpesh kërkojnë trajtim të veçantë dhe ndjeshmëri ndaj rethanave konkrete.
3.2 Riformulimi i gërmes "a)" dhe shtrirja e mases se pezullimit për çdo vepër penale
• Riformulimi i propozuar i gërmës "a)" në projektligi kërkon që masa e pezullimit të zbatohet pavarësisht nga lloji i veprës penale për të cilën akuzohet përmbaruesi. Dispozita aktuale specifikon që pezullimi duhet të aplikohet vetëm kur ndaj përmbaruesit është vendosur masa e sigurimit personal për vepra qe lidhen me "shpërdorimin e detyrës" ose "pengimin e ekzekutimit". Ku rregullim actual siguron që pezullimi nga detyra të jetë i justifikuar dhe të ketë lidhje të dreitpërdrejtë me përgjegjësitë profesionale të përmbaruesit.
• Shtrirja e pezullimit për çdo vepër penale është një masë joproporcionale dhe abuzive, duke marrë në konsideratë se jo të gjitha veprat penale kanë lidhje me funksionin e përmbaruesit. Vetëm në rastet kur akuzat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me detyrën dhe integritetin e tij profesional, pezullimi është i justifikueshëm. Për raste të tjera, ku përmbaruesi mund të jetë subjekt i masave të sigurimit për arsye personale që nuk ndikojnë në detyrën e tij, pezullimi i përkohshëm penalizon në mënyrë të panevojshme individin dhe aktivitetin e tij ekonomik.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 27 të Ligjit Nr. 26/2019 për të shtrirë masën e pezullimit për çdo vepër penale, pa lidhje të qartë me detyrën profesionale, janë joproporcionale dhe të panevojshme. Këto ndërhyrje rrezikojnë të kthejnë masën e pezullimit në një mjet abuziv dhe ndëshkues ndaj përmbaruesve giyqësorë privatë, duke cënuar rënde lirine e ushtrimit të profesionit dhe duke shkelur parimin e proporcionalitetit në masa ndëshkimore. Projektligji duhet të mbajë në konsideratë vetëm ato akuza dhe masa që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e detyrës për të garantuar një masë administrative të drejtë dhe të ekuilibruar, në përputhje me standardet e drejtësisë dhe barazisë.
Neni 4: Ndryshimi i dispozitës së nenit 43 mbi Dorëzimin e dokumentacionit pas heqjes së licencës së përmbaruesit giyqësor privat
4.1 Ndryshimet e propozuara përmes Nenit 4 të projektligjit përmbajnë disa problematika të rëndësishme që përbëjnë rrezik për transparencën dhe qartësinë e procedurës:
• Projektligji nuk jep qartësi të mjaftueshme për afatet dhe menyrën e dorëzimit të dokumentacionit dhe arkivit nga përmbaruesi. Kjo mungesë e qartësisë krijon një hapësirë të panevojshme për interpretime subjektive dhe zbatime të ndryshme, duke rritur kështu rrezikun e keqadministrimit dhe abuzimit të procesit nga ana e Ministrisë.
• Dispozita ekzistuese e ligjit përcakton rregulla të qarta dhe të strukturuara për dorëzimin e dokumentacionit, duke siguruar një proces transparent dhe të kontrollar. Ndryshimi i propozuar e largon këtë qartesi dhe i jep Ministrit diskrecion të pakufizuar për të vendosur mbi dorëzimin e dokumenteve. Kjo qasje minon strukturën e procesit dhe krijon paqartësi për përmbaruesit, të cilët mund të përballen me kërkesa arbitrare dhe të paqarta.
4.1 Projektligji për ruajtjen dhe administrimin e arkivit
Projektligji nuk ofron anjë afat orientues për këtë proces. Kjo mungesë afati krijon hapësirë për vonesa dhe për vendime arbitrare, duke e lënë procedurën e dorëzimit të hapur ndaj abuzimit dhe mosfunksionimit.
Pika 5 e ndryshimit të propozuar përcakton që dokumentet e arkivës së përmbaruesit, të cilat nuk janë pjesë e çështjeve përmbarimore të papërfunduara, të ruhen dhe të dorëzohet nga vetë përmbaruesi në Arkivin Qendror Shetëror. Ky ndryshim është problematik për disa arsye:
• Përgjegjësia e Ministrisë për ruajtjen e dokumentacionit: Në vend që Ministria të marrë përgjëgjësinë për ruajtjen e dokumenteve të vlefshme të përmbaruesve të licencuar, ajo e hedh këtë përgjegjësi te përmbaruesi individual. Kjo qasje i lejon Ministrisë të shpëtoje nga detyra e mbikeqyrjes së duhur të të dhënave të rëndësishme dhe krijon një mungese të plotë të regjistrave për të dhënat e ruajtura.
• Rreziku për humbjen e informacionit dhe për mosfunksionim: Kërkesa që përmbaruesi vetë të dorëzojë dokumentacionin në Arkivin Qendror Shtetëror është jo vetëm e vështirë per t'u zbatuar, por krijon rrezikun që dokumentet të mos dorëzohen në mënyrë të plotë, veçanërisht në rastet kur përmbaruesi nuk është bashkëpunues (si në disa raste të fundit). Në këto raste, mund të humbasë informacioni i vlefshëm për një kohë të gjatë, gjë që mund të ketë ndikim negativ për palët e përfshira apo dhe proceset giyqësore apo hetimore.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 43 të Ligit Nr. 26/2019 krijojnë paqartësi në procedurën e dorëzimit të dokumentacionit dhe i japin Ministrisë një autoritet të pakufizuar dhe të pakontrolluar, duke rritur rrezikun për abuzime dhe për keqadministrim. Për më tepër, këto ndryshime heqin kontrollin dhe përgiegjësinë e Ministrisë mbi arkivimin dhe dokumentacionin e përmbaruesve, duke e hedhur këtë detyrë te përmbaruesit individualë, nje qasje që rrezikon humbjen e të dhënave të rëndësishme dhe minon integritetin e procesit. Për një sistem të drejtësisë që synon transparencë dhe efikasitet, ndryshimet e propozuara nuk përmbushin këto standarde dhe përkundrazi, dobësojnë integritetin e sistemit të përmbarimit.
Neni 5: Ndryshimet në Nenin 48 mbi Përmbaruesin Gjyqësor Privat Zëvendesues
5.1 Ndryshimet në përcaktimin e Përmbaruesit Zëvendësues dhe roli i Dhomës Kombëtare
• Dispozita aktuale e Nenit 48 të Ligjit Nr. 26/2019 parashikon që, në rast së përmbaruesi privat nuk mund të ushtrojë detyrën për shkak të heqjes së licencës, çregjistrimit, sëmundjes, mungesës ose pezullimit, Ministri i Drejtësisë mund të caktojë një përmbarues zëvendësues nga lista e miratuar dhe vënë në dispozicion nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privat. Ky mekanizëm siguron që përmbaruesit e caktuar për zëvendesim të jenë të kualifikuar dhe të zgjedhur nga një list e verifikuar dhe e kontrolluar.
• Ndryshimi i propozuar i jep Ministrit kompetencën për të shpallur një thirje për shprehje interesi dhe për të hartuar një listë të përmbaruesve zëvendësues nëse Dhoma nuk vë në dispozicion listën. Për më tepër, ndryshimi parashikon që, në rast të "mungesës" së përmbaruesve privatë, një përmbarues zëvendësues mund të caktohet edhe nga radhët përmbaruesve shtetërorë.
5.2 Caktimi i Përmbaruesve Shteterorë si Zëvendësues
• Ndryshimi i propozuar lejon që përmbaruesi zëvendësues të mund të jetë edhe një përmbarues shtetëror nëse nuk përmbushen kushtet për përmbarues privatë.
• Një propozim i tillë cënon rëndë marrëdhenien kontraktore të palëve. Pala që ka lidhur një kontratë shërbimi me përmbaruesin privat ka të drejtë të presë që çështja e saj të trajtohet nga ai përmbarues, sipas kushteve të kontratës së lidhur. Transferimi te përmbaruesi shtetëror cënon rëndë këtë marredhenie kontraktore dhe të drejtat e palës kreditore. Si mund të transferohet një marëdhënie kontraktore private sherbimi në një transferim ofrim shërbimi shtetror?
• Për më tepër, përmbaruesit shtetërore shpesh përballen me një ngarkesë të madhe, duke mos pasur kapacitetin për t'i kushtuar çështjeve të përmbaruesve privatë të njëjtën kohë dhe vëmendje, gjë që shakton pasiguri dhe konfuzion për palët e përfshira, në kushet kur përmbaruesi gjyqësor privat e ushtron proferionin në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa përmbaruesi gjyqësor shtetëror ushtron profesionin vetëm në një qark të caktuar.
• Kjo dispozitë lejon Ministrinë të përdorë pezulimin e përmbaruesve privatë si një mënyrë
për të transferuar dosjet të përmbaruesit shetërorë, veçanërisht në rastet kur debitori është një institucion shtetëror. Kjo krijon hapësirë për manipulime dhe ndërhyrje të njëanshme që mund të dëmtojnë të drejtat e palëve kreditore dhe të kufizojnë aktivitetin e përmbaruesve privatë.
5.3 Mosrespektimi i bazës kontraktore të marrëdhënies përmbarues-kreditor
• Kontrata e shërbimit është bazë e marrëdhënies përmbarues-kreditor. Ligji Nr.26/2019, në Kreun VII, përcakton qartë se marrëdhënia mes përmbaruesit privat dhe palës kreditore është kontraktore, e bazuar në një kontratë shërbimi të standardizuar sipas një modeli të miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Ky model kontrate rregullon të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe përcakton kushtet për zgjidhjen e marrëdhënies kontraktore.
• Çdo transferim i çëshjes nga përmbaruesi privat te përmbaruesi shtetëror përbën një shkelje të marrëdhënies kontraktore mes kreditorit dhe përmbaruesit privat, e cila rregullohet sipas legjislacionit në fuqi dhe Kodit Civil. Marrëdhënia përmbarues-kreditor nuk mund të prishet apo të ndryshohet pa marrë parasysh dispozitat e kësaj kontrate dhe rregullat e zgjidhjes së saj të sanksionuara në ligi dhe në vetë kontratën e sherbimit të nënshkruar sipas modelit tip të miratuar me Urdhrin Nr. 4321/4, date 18.7.2017 të Ministrit të Drejtësisë. Prandaj, do ndërhyrje që tenton të transferojë automatikisht çështjet nga përmbaruesi privat te përmbaruesi shtetëror nuk përputhet me këto dispozita dhe nuk merr parasysh rregullat e rrepta që kontrollojnë zgjidhen e marrëdhënies kontraktore.
Neni 6: Ndryshimet në Nenin 58 mbi Kontrollin e Veprimtarisë së Përmbaruesve Privatë nga
Ministria
6.1 Shtimi i Kompetencës për fillimin e procedimit disiplinor të menjëhershëm për "shkelje flagrante:
Sipas projektligjit, shtohet një dispozitë e re (pika 5/1), e cila i jep Ministrit 18 Drejtësisë kompetencën për të urdhëruar fillimin e procedimit displinor menjëherë në rastet kur konstaton se shkelja është flagrante, haptazi e paligjshme ose e përstritur. Kjo ndërhyrje krijon një mekanizëm të ri që synon të rrisë kontrollin dhe mbikqyrjen e veprimtarisë së përmbaruesve gjyqësorë privatë.
• Por ky parashikim mbart rrezikun e krijimit të një mekanizmi arbitrar dhe abuziv. Ndërhyrja e propozuar nuk përcakton qartë se çfarë konsiderohet si "shkelje flagrante, haptazi e paligishme apo e përsëritur," duke lënë kështu hapësirë për interpretime subjektive dhe të paqarta nga ana e Ministrisë. Pa një përkufizim të saktë dhe pa kritere të qarta për shkeljet që hyjnë në këto kategori, Ministria fiton një mjet të pakufizuar dhe potencialisht abuziv për të ndërhyrë në aktivitetin e përmbaruesve privatë.
• Cënimi i të drejtave proceduriale të përmbaruesit: Dispozita e re lejon fillimin e menjëhërshëm të procedimit disiplinor pa një hetim të plotë dhe të paanshëm. Përmbaruesit privatë janë të ekspozuar ndaj vendimeve të menjëhershme nga Ministria, pa një proces të drejtë dhe të strukturuar mbrojtjeje. Kjo ndërhyrje krijon një precedent të rrezikshëm që shkel të drejtën e përmbaruesit për një proces të rregullt dhe për të qenë të mbrojtur nga vendime arbitrare. Në mungesë të standardeve të qarta për atë që përbën një shkelje flagrante, përmbaruesit gjenden në një situatë të pasigurt dhe të pambrojtur ndaj veprimeve të Ministrisë,
• Me këtë ndryshim, Ministria përfiton kompetenca të pakontrolluara për të vendosur mbi fillimin e procedimeve disiplinore në mënyrë të menjëhershme, pa mundësuar një mekanizëm mbrojtës për përmbaruesit. Kjo cënon ndjeshëm të drejtën e përmbaruesve për një proces të drejtë dhe të paanshëm dhe i ekspozon ata ndaj vendimeve të njëanshme dhe 18 paargumentuara të Ministrisë. Procedimi disiplinor i menjëhershëm pa asnjë përcaktim orientues se çfarë konsiderohet shkelje e rëndë apo e përsëritur, rrezikon të kthejë Ministrinë në një organ që ushtron ndikim të dreitpërdrejtë dhe të pakontrolluar mbi përmbaruesit privatë.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 58 përmes Nenit 6 të projekthigjit përbëjnë një rrezik serioz për pavarësinë e përmbaruesve private.
Neni 7 - Neni 8- Neni 10- Neni 14: Ndryshimet në Nenin 61 mbi Fillimin e Hetimit Disiplinor dhe në Nenin 71 mbi Përfundimin e Hetimit, shoqëruar me ndryshimet për të mbështetur të
njëjtën linjë edhe në nenin 81, të ligjit nr. 26/2019.
Projektligji parashikon një ndryshim në Nenin 61, pika 2, të Ligjit Nr. 26/2019, duke i dhënë Ministrit të Drejtësisë të drejtën që të marrë masa disiplinore ndaj përmbaruesve në rastet e përcaktuara nga gërmat "a," "b," "c," dhe "ç" të nenit 85 të këtij ligji (gjithashtu i propozuar për t'u riformular nga projektligji), pa kaluar përmes Komisionin Disiplinor. Kjo ndërhyrje i mundëson Ministrit që të vendosë për masa disiplinore pa konsultimin e njëe organi të pavarur dhe pa një shyrtim te paanshem nga Komisioni Disiplinor.
• Cënimi të pavarësisë dhe paanësië së procesit disiplinor: Ligji ekzistues parashikon që masat disiplinore te merren nga nje organ i pavarur, Komisioni Disiplinor, për tëe siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm. Duke e anashkaluar Komisionin dhe duke i dhënë Ministrit kompetencën për të marrë masa disiplinore në mënyrë të drejtpërdrejtë, projektligji rrezikon të minojë parimet e drejtësisë dhe të paanshmërisë në procedimin disiplinor. Ky ndryshim krijon hapësirë për vendime arbitrare dhe të njëanshme nga Ministri, pa mbikëkqyrje të jashtme apo mundësi për shqyrtim te pavarur.
• Heqja e mundësisë për t'u mbrojtur përmbaruesit: Me këtë ndryshim, përmbaruesit nuk i jepet mundësia të mbrohet përpara një organi të paanshëm dhe të specializuar si Komisioni Disiplinor. Ministri fiton të drejtën për të vendosur masa disiplinore pa një procedurë të strukturuar mbrojtëse, duke e vënë përmbaruesin në një pozicion të pafavorshëm dhe të pambrojtur. Përmbaruesi mund të gjendet përballë një mase disiplinore të urdhëruar nga Ministri pa asnjë shqyrtim procedural, gjë që shkel në mënyrë flagrante të drejtën e tij për një mbrojtje efektive.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 61 përmes Nenit 7 të projektligjit përbëjnë një ndërhyrje të dëmshme dhe të pajustifikuar në procedurën disiplinore ndaj përmbaruesve privatë. Duke i dhënë Ministrit të Drejtësisë kompetencën për të vendosur masa disiplinore në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duke anashkaluar Komisionin Disiplinor, projektligji cënon rënde pavarësinë e procesit dhe të drejtën e përmbaruesve për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Kjo ndërhyrje përbën një shkelje të parimeve të drejtësisë dhe transparencës, duke e kthyer procesin disiplinor në një mjet potencial për abuzim dhe manipulim. Për të mbrojtur integritetin e procedurës disiplinore dhe për të garantuar të drejtat procedurale të përmbaruesve, është e domodoshme që masa disiplinore të shqyrtohen nga një organ i pavarur dhe i paanshëm, siç është Komisioni Disiplinor.
• Për më tepër, në projektligi mungon e drejta e ankimit ndaj vendimeve disiplinore te marra nga Ministri. Me Nenin 14 te projektligjit, riformulohet Neni 86 i Ligjit Nr. 26/2019, duke mos përfshirë asnjë dispozitë që njeh të drejtën e ankimit për vendimet disiplinore të marra nga Ministri i Drejtësisë. Ndryshimet e propozuara lejojnë vetëm të drejtën e ankimit ndaj vendimeve të Komisionit Disiplinor, duke e kufizuar kështu të drejtën e mbrojtes për përmbaruesit në rastet kur masa disiplinore vendoset drejtpërdrejt nga Ministri. Kjo mungesë përbën një shkelje të rëndë të parimit të së drejtës për një proces të drejtë dhe të paanshëm dhe krijon një precedent të rrezikshëm për vendime të njëanshme dhe arbitrare, pa një mekanizëm të përshtatshëm për shqyrtim dhe mbrojtje.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 9 të projektligjit përbëjnë një ndërhyrje të paprecedentë dhe abuzive në funksionimin e Komisionit Disiplinor. Këto propozime minojnë pavarsinë e këtij organi, shkelin të drejtat themelore të anëtarëve të tij, cënojnë parimet e drejtësisë dhe transparencës, dhe tregojnë për një mungesë të thellë të kuptimit mbi rolin e Komisionit si organ ad hoc. Nëse synohet të respektohen parimet e drejtësisë, transparencës dhe pavarsisë që ky ligi u ofron përmbaruesve dhe publikut, është e domosdoshme që këto dispozita të refuzohen tërësisht, pasi ato nuk sjellin asnjë përmirësim të vërtetë, por vetëm rrezikojnë integritetin e procesit disiplinor.
Neni 13: Riformulimi i Nenit 85 mbi Masat Disiplinore ne Ligjin Nr. 26/2019
Projektligi propozon një riformulim të Nenit 85 të Ligjit Nr. 26/2019 për masat disiplinore, duke shtuar disa kritere të reja dhe duke riorganizuar ndarjen e masave disiplinore në bazë të shkeljeve të ndryshme. Kjo ndërhyrje, megjithëse e prezantuar si rregullim i nevojshëm për përmirësimin e
procesit disiplinor, përmban parashikime që deformojnë strukturën aktuale të ligjit dhe cënojnë sigurinë ligjore të përmbaruesve gjyqësore privatë.
• Formulimi i ri për afatet e dhënies së masave disiplinore, duke e rritur nga 2 vjet në 4 vjet, është i pabazuar dhe i padrejtë. Kjo shtyrje e afateve e zgjat në mënyrë të panevojshme periudhën në të cilën përmbaruesit mund të ndëshkohen për një shkelje, duke i linë ata në pasiguri ligjore dhe rrezik për ndëshkime të vonuara. Afatet më të gjata gjithashtu krijojnë hapësira për manipulime të mundshme, duke e bërë më të lehtë që vendimet disiplinore të vonohen për qëllime te caktuara, e duke i mbajtur keshtu "peng" të një procedimi të mundshëm disiplinor.
Ndaj, duke pasur parasysh këto ndikime negative, kërkojmë me forcë që projektligji të mos miratohet në formën aktuale. Në vend të këtyre ndryshimeve, duhet të konsiderohen përmirësime
që ruajnë pavarësinë dhe integritetin e sistemit, mbrojnë të drejtat e përmbaruesve dhe forcojnë përgjegjësinë efektive të Ministrisë për mbikëqyrjen e përmbaruesve, pa e kthyer këtë në një mjet
kontrolli abuziv.
“ZYRA PËRMBARIMIT PRIVAT EGH” sh.p.k
PËRMBARUES GJYQËSOR
ELVIN HOXHA
Referuar draft ligji per ndryshime ne ligjin 29/2019 "Per Permbarimin Gjyqesor Privat " mendoj se duhet te behet nje degjese nga grupi interesit.
Theksoj se Sherbimi Permbarimit Gjyqesor eshte Profesion dhe jo bisnes por qe cdo shoqeri ka nevoje per kete sherbim...ndaj ju lutem duhet vlersuar si nje Sherbim qe ka vlere ne zhvillimin pozitiv te shoqerise dhe si i tille duhet degjuar dhe nuk duhet shperfillur, me mire eshte nje bashkbisedim ne kete grup interesi....
Ndryshime ne nje ligj perkates behen lehte por duhet menduar se cfare produkti qe do jap pas votimit dhe publikimit... lutem te mos ndodh e njejta qe ka ndodhur sot, se ne fund pasojet bien mbi shtetasin qe ka trokitur ne dyert e sistemit te drejtesise.????
Shpresoj te behet me e mira, mjafton vetem vullneti poztiv!
Faleminderit !
OPONENCE LIGJORE
(mbi Projektligjin “Për disa shtasa dhe ndryshime në Ligjin Nr.26/2019 "Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat")
Ky projektligj, propozon ndryshime thlbësore në Ligjin Nr.26/2019 "Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat" dhe mendojmë se ka një ndikim të thellë negativ mbi pavarësinë e përmbaruesve gjyqësorë privatë, cënon fort autonominë e përmbaruesve gjyqësorë privatë e gjtë kryerjes se një porçedure ekzekutimi, cënon autonominë e organave të pavarura si Komisioni Disiplinor dhe rrezikon të kthejë gjithë procesin displinor në një mjet kontrolli dhe abuziv të Ministrisë së Drejtësisë.
Vlerësimi nen për nen i ndryshimeve të propozuara:
Neni 1: Ndryshimi në Nenin 14 të Ligjit Nr.26/2019
1.1 Lidhur me pikën 1, të Nenit 1: Shtesa e togfjalëshit “në përputhje me parashikimet e këtij ligji”.
• Ky shtim është tërësisht i panevojshëm. Neni 14 i ligjit ekzistues përcakton qartë kompetencat e Ministrit për të dhënë, pezulluar ose hequr licençen e përmbaruesit giyqësor privat.
Kjo ndërhyrje është e panevojshme, pasi përputhshmëria me ligjin është një standardi nënkuptuar dhe i zbatuar në të gjitha veprimet administrative të vetë Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të përmbaruesve pasi ne te kundert do të cdo masë në kundërshtim me këtë ligj do të cënonte në radhë të parë sigurinë juridike dhe do të linte vend pëe abuzimë të panumërta.
1.2 Lidhur me pikën 2, të Nenit 1: Shtimi i Shkronjës “ç/1” për dhënien e masave disiplinore nga Ministri:
• Ndërhyrja e propozuar përmes shimit të një kompetence të re në shkronjën "ç/1", që i jep Ministrit të Dretësisë të drejtën për të marrë masa disiplinore në mënyrë të drejtëpërdrejtë, është një prishje flagrante e balancës institucionale dhe autonomisë që u krijua me miratimin e Ligjit Nr. 26/2019. Ky ligi synonte që këto vendime sanksionuese të ndërmerreshin nga një organ i pavarur, sic është Komisioni Disiplinor, për të garantuar objektivitet dhe për të minimizuar ndikimet politike.Të jeni të bindur që nësë do të miratohen këto ndryshime cdo ndikim i jashtëm do të cënontë të drejtat e kreditorëve dhe debitorëve në kundërshtim me ligjin.
• Ky ndryshim i rëndësishëm nuk ka ardhur si rezultat i një konsultimi të mirëfilltë me ekspertët e fushës vendas apo të huaj apo me aktorët e shërbimit përmbarimor giyqësor dhe nuk është shoqëruar me asnjë analizë të ndikimit të këtij ndryshimi në cilësinë dhe integritetin e shërbimit. Vendimmarrja sanksionuese e drejtpërdrejtë nga Ministri i Drejtësisë rrezikon të kthejë këtë proces në një mjet për kontroll të trupës së përmbaruesve, duke cenuar rëndë pavarsinë e profesionit dhe duke zhbërë përpjekjet për profesionalizim dhe depolitizim të kësaj fushe.Kontroll dhe monitorim i cili do të cënonte palët ne proçes ekzekutimi dhe vetë shtetin e së drejtës.
• Ligji Nr. 26/2019 u miratua në kuadër të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe u paraqit si një arritje e rëndësishme për pavarësinë dhe profesionalizimin e përmbaruesve giyqësorë privatë.
Ndryshimi i propozuar për ta kthyer sërish procesin disiplinor në kontrollin e Ministrit është një zhbërje e kësaj arritjeje dhe një dëshmi e mungesës së vazhdimësisë në përpjekjet për të ngritur një sistem të drejtësisë që bazohet në standarde të larta profesionalizmi dhe pavarësie, përgjegjësie dhe përgjegjshmërie.
• Shtimi i kompetencave të Ministrit të Drejtësisë për të dhënë masa disiplinore drejtpërdrejt është një ndërhyrje e papranueshme që bie ndesh me parimet themelore të reformës në drejtësi dhe shkel parimin e pavarësisë së profesionit të përmbaruesit giyqësor privat. Ky ndryshim synon të maskojë paaftësinë e strukturave të Ministrisë për të zbatuar në mënyrë të duhur ligjin aktual dhe për të mbikëqyrur përmbaruesit e licencuar.Marrja e këtyre kompetencave nga Ministri i Drejtësisë do ti vendosë përmbaruesit privatë ne një presion negativ të vazhdueshëm aq sa të jeni të bindur që as Sekuestro në Thesar nuk do të guxojnë të vendosin në rastet me palë debitore Shtetin apo dhe te ndonjë subjekti me ndikim në organet shtetërore apo perfaqësues shtetërore.Me shtimin e këtyre kompetencave Ministrit të Drejtësisë, përmbaruesit privatë maksimumi që mund të bëjnë është ndërmjetësimi.Mirë me të gjitha palët (e mesmja e artë) por që është e pamundur të arrihet në këtë profesion.
Neni 2: Ndryshimi në Nenin 16 të Ligjit Nr.26/2019
2.1 Reduktimi i kufirit kohor të përvojës profesionale nga 2 në 1 vit.
• Ligji në fuqi, përcakton se, individi, që kërkon të licencohet si përmbarues giyqësor privat duhet të plotësojë mes të tjerash edhe kushtin që të jetë në marrëdhënie pune me kohë të plotë me një përmbarues gjyqësor privat ose zyrë të përmbarimit privat, si ndihmëspërmbarues për një periudhë jo më të vogël se 2 vjet, pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm fillestar.
• Ndryshimi i propozuar synon të zvogëlojë këtë periudhë të përvojës profesionale nga 2 vjet në 1 vit, duke eliminuar kështu një pjesë të rëndësishme të procesit të kualifikimit duke rrezikuar cilësinë e trupës së përmbaruesve të rinj.Shumëkush mund të thotë se këta thjesht përmbarues do bëhën.
Të Nderua/a , faza ekzekutive është pjesa më e rëndësishme e dhënies së drejtësisë dhe mënyra së si realizohet, materializohet ajo ndikon drejtperseëdrejti ne Respektim te Proçesit te Rregullt Ligjor.Kështu që minimizimi nga dy vjet në një vit do të ulte pashmangshmërisht cilësinë e shërbimit.
• Në shumë sisteme juridike perëndimore, përfshire ato që kanë shërbyer si modele për reformat e mëparshme në Shqipëri, përmbaruesit e rinj janë të detyruar të kalojnë periudha të gjata praktike përpara licencimit. Standardi aktual shqiptar prej 2 vitesh përputhet me këto praktika ndërkombetare. Zvogëlimi i kësaj periudhe në 1 vit ishte nje hap prapa dhe cënon përkushtimin për të ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare.
Mirë do të ishte që të merren si shembuj vendet e sukseshme.Në vend që të diskutojmë se si të rregullohet shërbimi, si ta bëjmë më efiçent këtë shërbim, pasi në krahasim me vendet e rajonit si Kosovë apo Mali i Zi , jemi i vetmi shëerbim që paguajmë per sekuestro ne Agjencinë Shtetërore të Kadastrës apo ne Regjistrin e Barrëve Siguruese.Të gjitha këto kosto bien drejtpërsëdrejti në ngarkim të debitorit. Jemi të vetmit në rajon që sekuestrimin e kryejme Akoma me shkresa fizike. Ndërkohë që Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka regjisër publik dhe drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor ka Regjistrin e saj publik te automjeteve.Madje ndonjë ditë dhe Bankat mund të vendosin tarifa për te vendosur sekuestro. Të Nderuar/a , duhet te shohim se si të përmirësojmë shëerbimin dhe jo te cënojmë dhe atë pak autonomi që është.Duhet të marrim shmbuj pozitivë dhe jo negativë.Mjafton të mos shkojmë më larg se ne Kosovë.
Neni 3: Ndryshimet e propozuara në Nenin 27 të Ligjit Nr. 26/2019 mbi "Pezullimin e perkohshem nga detyra per shkaqe te tjera"
3.1 Dispozita aktuale ne Nenin 27, pika 1 të Ligjit Nr. 26/2019, përcakton se përmbaruesi giygësor privat "mund të" pezullohet përkohësisht nga detyra nga Ministri i Drejtësisë kur janë plotësuar kushtet e caktuara ligjore. Ky formulim, përmes përdorimit të termit "mund të" ofron fleksibilitet dhe hapësirë për një vlerësim individual të rasteve, duke siguruar që çdo vendim të merret në bazë të specifikave dhe rrethanave unike të çdo rasti. Një qasje e tillë është thelbësore për të shmangur vendime arbitrare, të ashpra dhe të standardizuara në raste që shpesh kërkojnë trajtim të veçantë dhe ndjeshmëri ndaj rethanave konkrete.Me këtë ndyshim një ditë “mund” të pezullohesh nga detyra nëse gjatë proçedurës së ekzekutimit ke cënuar këtë subjekt apo është marrë masë ndaj një zyrtari publik.Kështu që thjesht vetëm se ke zbatuar ligjin “mund” të pezullohesh nga detyra.
3.2 Riformulimi i gërmes "a)" dhe shtrirja e mases se pezullimit për çdo vepër penale
• Riformulimi i propozuar i gërmës "a)" në projktligji kërkon që masa e pezullimit të zbatohet pavarësisht nga lloji i veprës penale për të cilën akuzohet përmbaruesi. Dispozita aktuale specifikon që pezullimi duhet të aplikohet vetëm kur ndaj përmbaruesit është vendosur masa e sigurimit personal për vepra qe lidhen me "shpërdorimin e detyrës" ose "pengimin e ekzekutimit". Ku rregullim actual siguron që pezullimi nga detyra të jetë i justifikuar dhe të ketë lidhje të dreitpërdrejtë me përgjegjësitë profesionale të përmbaruesit.
• Shtrirja e pezullimit për çdo vepër penale është një masë joproporcionale dhe abuzive, duke marrë në konsideratë se jo të gjitha veprat penale kanë lidhje me funksionin e përmbaruesit. Vetëm në rastet kur akuzat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me detyrën dhe integritetin e tij profesional, pezullimi është i justifikueshëm. Për raste të tjera, ku përmbaruesi mund të jetë subjekt i masave të sigurimit për arsye personale që nuk ndikojnë në detyrën e tij, pezullimi i përkohshëm penalizon në mënyrë të panevojshme individin dhe aktivitetin e tij ekonomik.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 27 të Ligjit Nr. 26/2019 për të shtrirë masën e pezullimit për çdo vepër penale, pa lidhje të qartë me detyrën profesionale, janë joproporcionale dhe të panevojshme. Këto ndërhyrje rrezikojnë të kthejnë masën e pezullimit në një mjet abuziv dhe ndëshkues ndaj përmbaruesve giyqësorë privatë, duke cënuar rënde lirine e ushtrimit të profesionit dhe duke shkelur parimin e proporcionalitetit në masa ndëshkimore. Projektligji duhet të mbajë në konsideratë vetëm ato akuza dhe masa që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e detyrës për të garantuar një masë administrative të drejtë dhe të ekuilibruar, në përputhje me standardet e drejtësisë dhe barazisë.
Neni 4: Ndryshimi i dispozitës së nenit 43 mbi Dorëzimin e dokumentacionit pas heqjes së licencës së përmbaruesit giyqësor privat
4.1 Ndryshimet e propozuara përmes Nenit 4 të projektligjit përmbajnë disa problematika të rëndësishme që përbëjnë rrezik për transparencën dhe qartësinë e procedurës:
• Projektligji nuk jep qartësi të mjaftueshme për afatet dhe menyrën e dorëzimit të dokumentacionit dhe arkivit nga përmbaruesi. Kjo mungesë e qartësisë krijon një hapësirë të panevojshme për interpretime subjektive dhe zbatime të ndryshme, duke rritur kështu rrezikun e keqadministrimit dhe abuzimit të procesit nga ana e Ministrisë.
• Dispozita ekzistuese e ligjit përcakton rregulla të qarta dhe të strukturuara për dorëzimin e dokumentacionit, duke siguruar një proces transparent dhe të kontrollar. Ndryshimi i propozuar e largon këtë qartesi dhe i jep Ministrit diskrecion të pakufizuar për të vendosur mbi dorëzimin e dokumenteve. Kjo qasje minon strukturën e procesit dhe krijon paqartësi për përmbaruesit, të cilët mund të përballen me kërkesa arbitrare dhe të paqarta.
4.1 Projektligji për ruajtjen dhe administrimin e arkivit
Projektligji nuk ofron anjë afat orientues për këtë proces. Kjo mungesë afati krijon hapësirë për vonesa dhe për vendime arbitrare, duke e lënë procedurën e dorëzimit të hapur ndaj abuzimit dhe mosfunksionimit.
Pika 5 e ndryshimit të propozuar përcakton që dokumentet e arkivës së përmbaruesit, të cilat nuk janë pjesë e çështjeve përmbarimore të papërfunduara, të ruhen dhe të dorëzohet nga vetë përmbaruesi në Arkivin Qendror Shetëror. Ky ndryshim është problematik për disa arsye:
• Përgjegjësia e Ministrisë për ruajtjen e dokumentacionit: Në vend që Ministria të marrë përgjëgjësinë për ruajtjen e dokumenteve të vlefshme të përmbaruesve të licencuar, ajo e hedh këtë përgjegjësi te përmbaruesi individual por që ai vete nuk do të këtë asnjë mënyrë se si do të ruhen keto dokumenta.Pasi I thuhet që ti ruajë dhe dorëzojë në Arkivin Qendror Shetëror.A thua se përmbaruesi është punonjës I Arkivit Qëndror. Kjo qasje i lejon Ministrisë të shpëtoje nga detyra e mbikqyrjes së duhur të të dhënave të rëndësishme dhe krijon një mungese të plotë të regjistrave për të dhënat e ruajtura.
• Rreziku për humbjen e informacionit dhe për mosfunksionim: Kërkesa që përmbaruesi vetë të dorëzojë dokumentacionin në Arkivin Qendror Shtetëror është jo vetëm e vështirë per t'u zbatuar, por krijon rrezikun që dokumentet të mos dorëzohen në mënyrë të plotë, veçanërisht në rastet kur përmbaruesi nuk është bashkëpunues (si në disa raste të fundit ku u dorëzuan dhe humbën). Në këto raste, mund të humbasë informacioni i vlefshëm për një kohë të gjatë, gjë që mund të ketë ndikim negativ për palët e përfshira apo dhe proceset giyqësore apo hetimore.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 43 të Ligit Nr. 26/2019 krijojnë paqartësi në procedurën e dorëzimit të dokumentacionit dhe i japin Ministrisë një autoritet të pakufizuar dhe të pakontrolluar, duke rritur rrezikun për abuzime dhe për keqadministrim. Për më tepër, këto ndryshime heqin kontrollin dhe përgjegjësinë e Ministrisë mbi arkivimin dhe dokumentacionin e përmbaruesve, duke e hedhur këtë detyrë te përmbaruesit individualë, nje qasje që rrezikon humbjen e të dhënave të rëndësishme dhe minon integritetin e procesit.
• Për një sistem të drejtësisë që synon transparencë dhe efikasitet, ndryshimet e propozuara nuk përmbushin këto standarde dhe përkundrazi, dobësojnë integritetin e sistemit të përmbarimit.Dobësojne proçesin ligjor në fazën e ekzekutimit në dëm të qytetarëvë, në dëm të Shtetit kur dihet që pjesa më e madhe e Inspektoriateve apo dhe Agjencive të ndryshme shtetëroeë kanë zgjedhur shërbimin përmbarimor privat për ekzekutimin e gjobave të ndryshme pasi kanë gjetur shërbim cilësor dhe përmbarues privatë të përgjegjshëm.Cdo muaj Përmbaruesit Privatë ekzekutojnë qindar miliona Lekë ne favor të shtetit.
Neni 5: Ndryshimet në Nenin 48 mbi Përmbaruesin Gjyqësor Privat Zëvendesues
5.1 Ndryshimet në përcaktimin e Përmbaruesit Zëvendësues dhe roli i Dhomës Kombëtare
• Dispozita aktuale e Nenit 48 të Ligjit Nr. 26/2019 parashikon që, në rast së përmbaruesi privat nuk mund të ushtrojë detyrën për shkak të heqjes së licencës, çregjistrimit, sëmundjes, mungesës ose pezullimit, Ministri i Drejtësisë mund të caktojë një përmbarues zëvendësues nga lista e miratuar dhe vënë në dispozicion nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privat. Ky mekanizëm siguron që përmbaruesit e caktuar për zëvendesim të jenë të kualifikuar dhe të zgjedhur nga një list e verifikuar dhe e kontrolluar.
• Ndryshimi i propozuar i jep Ministrit kompetencën për të shpallur një thirje për shprehje interesi dhe për të hartuar një listë të përmbaruesve zëvendësues nëse Dhoma nuk vë në dispozicion listën. Për më tepër, ndryshimi parashikon që, në rast të "mungesës" së përmbaruesve privatë, një përmbarues zëvendësues mund të caktohet edhe nga radhët përmbaruesve shtetërorë.
• Ky ndryshim është tërësisht i panevojshmëm pasi që nga koha e hyrjes ne fuqi të ligjit aktual dhe deri aktualisht gjithonë ka patur një listë për përmbarues zëvëndësuës.Një zgjidhje mund të ishte që lista e përmbaruesve zëvëndësues të bëhëj me short nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë dhe nga Ministria e Drejtësisë dhe të bëhet e detyrueshme me ligj duke parashikuar sanksione ne rast refuzimi nëse më parë përmbaruesi i zëvëndësuar nuk do të kishte gjetur vetë një përmbarues pivat zëvendësues.Por jo që dosjet nga një përmbarues privat ti jepeshin atij shtetëror pasi ne këtë mënyrë do të cënohej në radhë të marrëdhënia kontraktore me kreditorin por edhe proçesi i ekzekutimit për shkak të kompetencës territoriale që ka Shërbimi Përmbarimor Shtetëror.
5.2 Caktimi i Përmbaruesve Shteterorë si Zëvendësues
• Ndryshimi i propozuar lejon që përmbaruesi zëvendësues të mund të jetë edhe një përmbarues shtetëror nëse nuk përmbushen kushtet për përmbarues privatë.
• Një propozim i tillë cënon rëndë marrëdhenien kontraktore të palëve. Pala që ka lidhur një kontratë shërbimi me përmbaruesin privat ka të drejtë të presë që çështja e saj të trajtohet nga ai përmbarues, sipas kushteve të kontratës së lidhur. Transferimi te përmbaruesi shtetëror cënon rëndë këtë marredhenie kontraktore dhe të drejtat e palës kreditore. Si mund të transferohet një marëdhënie kontraktore private sherbimi në një transferim ofrim shërbimi shtetror? Si mund të bëhet ky transferim me detyrim kur dihet që diponibilitetin mbi një titull ekzekutiv e ka vetem kreditori.
• Nësë kreditori do të donte që nje titull ekzekutiv ta depozitonte për ekzekutim tek përmbaruesi shteteror ai mund ta bëjë këtë që në fillim të proçedurës dhe jo të shkoje atje me detyrim.Një kreditor i drejtohet shërbimit privat pasi aty ka garancinë , profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe besimin.
• Për më tepër, përmbaruesit shtetërore shpesh përballen me një ngarkesë të madhe, duke mos pasur kapacitetin për t'i kushtuar çështjeve të përmbaruesve privatë të njëjtën kohë dhe vëmendje, gjë që shakton pasiguri dhe konfuzion për palët e përfshira, në kushet kur përmbaruesi gjyqësor privat e ushtron profesionin në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa përmbaruesi gjyqësor shtetëror ushtron profesionin vetëm në një qark të caktuar.
• Por nuk duhet të harrojmë dhe rastet kur qytetarët apo bizneset nuk marrin përgjigje për rastet që janë në ekzekutim pranë Shërbimit Përmbarimor Shtetëror.Aq sa ka ndodhur që të zhduken dhe dosje përmbarimore ne zyrat e Shërbimit Përmbarimor Shtetëror.Nuk duhet të harrojmë që përpara se të fillonte ne Shqipëri Shërbimit Përmbarimor Privat , palët në proçes rrinin me orë dhe ditë dhe edh evite të tëra pasi Përmbaruesi Shtetëror nuk kryente detyrën.
• Kjo dispozitë lejon Ministrinë të përdorë pezullimin e përmbaruesve privatë si një mënyrë për të transferuar dosjet të përmbaruesit shetërorë, veçanërisht në rastet kur debitori është një institucion shtetëror. Kjo krijon hapësirë për manipulime dhe ndërhyrje të njëanshme që mund të dëmtojnë të drejtat e palëve kreditore dhe të kufizojnë aktivitetin e përmbaruesve privatë.të jeni të bindur që do të cënohet rëndë proçesi I rregullt ligjor dhe do te dëmtohen rëndë dhe në mënyrë të pa rikuperueshme të drejtat e palëvë në proçes.Madje dhe vetë interesat e shtetit do të dëmtohen rëndë duke marrë parasysh garancinë në ekzekutim që kanë gjetur në shërbimin përmbarimor privatë në çështje ku shteti është vëtë në cilësinë e palës kreditore.
5.3 Mosrespektimi i bazës kontraktore të marrëdhënies përmbarues-kreditor
• Kontrata e shërbimit është bazë e marrëdhënies përmbarues-kreditor. Ligji Nr.26/2019, në Kreun VII, përcakton qartë se marrëdhënia mes përmbaruesit privat dhe palës kreditore është kontraktore, e bazuar në një kontratë shërbimi të standardizuar sipas një modeli të miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Ky model kontrate rregullon të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe përcakton kushtet për zgjidhjen e marrëdhënies kontraktore.
• Çdo transferim i çëshjes nga përmbaruesi privat te përmbaruesi shtetëror përbën një shkelje të marrëdhënies kontraktore mes kreditorit dhe përmbaruesit privat dhe të besimit mes tyre, e cila rregullohet sipas legjislacionit në fuqi dhe Kodit Civil. Marrëdhënia përmbarues-kreditor nuk mund të prishet apo të ndryshohet pa marrë parasysh dispozitat e kësaj kontrate dhe rregullat e zgjidhjes së saj të sanksionuara në ligi dhe në vetë kontratën e sherbimit të nënshkruar sipas modelit tip të miratuar me Urdhrin Nr. 4321/4, date 18.7.2017 të Ministrit të Drejtësisë. Prandaj, çdo ndërhyrje që tenton të transferojë automatikisht çështjet nga përmbaruesi privat te përmbaruesi shtetëror nuk përputhet me këto dispozita dhe nuk merr parasysh rregullat e rrepta që kontrollojnë zgjidhen e marrëdhënies kontraktore.
Neni 6: Ndryshimet në Nenin 58 mbi Kontrollin e Veprimtarisë së Përmbaruesve Privatë nga Ministria
6.1 Shtimi i Kompetencës për fillimin e procedimit disiplinor të menjëhershëm për "shkelje flagrante:
Sipas projektligjit, shtohet një dispozitë e re (pika 5/1), e cila i jep Ministrit të Drejtësisë kompetencën për të urdhëruar fillimin e procedimit displinor menjëherë në rastet kur konstaton se shkelja është flagrante, haptazi e paligjshme ose e përstritur. Kjo ndërhyrje krijon një mekanizëm të ri që synon të rrisë kontrollin dhe mbikqyrjen e veprimtarisë së përmbaruesve gjyqësorë privatë.
• Por ky parashikim mbart rrezikun e krijimit të një mekanizmi arbitrar dhe abuziv. Ndërhyrja e propozuar nuk përcakton qartë se çfarë konsiderohet si "shkelje flagrante, haptazi e paligishme apo e përsëritur," duke lënë kështu hapësirë për interpretime subjektive dhe të paqarta nga ana e Ministrisë. Pa një përkufizim të saktë dhe pa kritere të qarta për shkeljet që hyjnë në këto kategori, Ministria fiton një mjet të pakufizuar dhe potencialisht abuziv për të ndërhyrë në aktivitetin e përmbaruesve private apo ne çështje të caktuara.
• Cënimi i të drejtave proceduriale të përmbaruesit: Dispozita e re lejon fillimin e menjëhërshëm të procedimit disiplinor pa një hetim të plotë dhe të paanshëm. Përmbaruesit privatë janë të ekspozuar ndaj vendimeve të menjëhershme nga Ministria, pa një proces të drejtë dhe të strukturuar mbrojtjeje. Kjo ndërhyrje krijon një precedent të rrezikshëm që shkel të drejtën e përmbaruesit për një proces të rregullt ligjor dhe për të qenë të mbrojtur nga vendime arbitrare. Në mungesë të standardeve të qarta për atë që përbën një shkelje flagrante, përmbaruesit gjenden në një situatë të pasigurt dhe të pambrojtur ndaj veprimeve të Ministrisë.
• Me këtë ndryshim, Ministria përfiton kompetenca të pakontrolluara për të vendosur mbi fillimin e procedimeve disiplinore në mënyrë të menjëhershme, pa mundësuar një asnjë mekanizëm mbrojtës për përmbaruesit. Kjo cënon ndjeshëm të drejtën e përmbaruesve për një proces të drejtë ligjor dhe të paanshëm dhe i ekspozon ata ndaj vendimeve të njëanshme dhe të paargumentuara të Ministrisë. Procedimi disiplinor i menjëhershëm pa asnjë përcaktim orientues se çfarë konsiderohet shkelje e rëndë apo e përsëritur, rrezikon të kthejë Ministrinë në një organ që ushtron ndikim të drejtpërdrejtë dhe të pakontrolluar mbi përmbaruesit privatë.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 58 përmes Nenit 6 të projektligjit përbëjnë një rrezik serioz për pavarësinë e përmbaruesve private dhe cënimin e proçesit te rregullt ligjor.
• Në dijeninë tonë ka qene Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve ajo që ka denoncuar e para raste shkeljesh flagrante duke ja bërë me dije dhe Ministrisë.
Neni 7 - Neni 8- Neni 10- Neni 14: Ndryshimet në Nenin 61 mbi Fillimin e Hetimit Disiplinor dhe në Nenin 71 mbi Përfundimin e Hetimit, shoqëruar me ndryshimet për të mbështetur të njëjtën linjë edhe në nenin 81, të ligjit nr. 26/2019.
Projektligji parashikon një ndryshim në Nenin 61, pika 2, të Ligjit Nr. 26/2019, duke i dhënë Ministrit të Drejtësisë të drejtën që të marrë masa disiplinore ndaj përmbaruesve në rastet e përcaktuara nga gërmat "a," "b," "c," dhe "ç" të nenit 85 të këtij ligji (gjithashtu i propozuar për t'u riformular nga projektligji), pa kaluar përmes Komisionin Disiplinor. Kjo ndërhyrje i mundëson Ministrit që të vendosë për masa disiplinore pa konsultimin e një organi të pavarur dhe pa një shyrtim te paanshem nga Komisioni Disiplinor.
• Cënimi të pavarësisë dhe paanësië së procesit disiplinor: Ligji ekzistues parashikon që masat disiplinore te merren nga nje organ i pavarur, Komisioni Disiplinor, për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm. Duke e anashkaluar Komisionin dhe duke i dhënë Ministrit kompetencën për të marrë masa disiplinore në mënyrë të drejtpërdrejtë, projektligji rrezikon të minojë parimet e drejtësisë dhe të paanshmërisë në procedimin disiplinor. Ky ndryshim krijon hapësirë për vendime arbitrare dhe të njëanshme nga Ministri, pa mbikëkqyrje të jashtme apo mundësi për shqyrtim te pavarur.
• Heqja e mundësisë për t'u mbrojtur përmbaruesit: Me këtë ndryshim, përmbaruesit nuk i jepet mundësia të mbrohet përpara një organi të paanshëm dhe të specializuar si Komisioni Disiplinor. Ministri fiton të drejtën për të vendosur masa disiplinore pa një procedurë të strukturuar mbrojtëse, duke e vënë përmbaruesin në një pozicion të pafavorshëm dhe të pambrojtur. Përmbaruesi mund të gjendet përballë një mase disiplinore të urdhëruar nga Ministri pa asnjë shqyrtim procedural, gjë që shkel në mënyrë flagrante të drejtën e tij për një mbrojtje efektive.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 61 përmes Nenit 7 të projektligjit përbëjnë një ndërhyrje të dëmshme dhe të pajustifikuar në procedurën disiplinore ndaj përmbaruesve privatë. Duke i dhënë Ministrit të Drejtësisë kompetencën për të vendosur masa disiplinore në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duke anashkaluar Komisionin Disiplinor, projektligji cënon rënde pavarësinë e procesit dhe të drejtën e përmbaruesve për një proces të drejtë dhe të paanshëm duke i mbajtur gjithmonë nën presion. Kjo ndërhyrje përbën një shkelje të parimeve të drejtësisë dhe transparencës, duke e kthyer procesin disiplinor në një mjet potencial për abuzim dhe manipulim. Për të mbrojtur integritetin e procedurës disiplinore dhe për të garantuar të drejtat proceduriale të përmbaruesve, është e domodoshme që masa disiplinore të shqyrtohen nga një organ i pavarur dhe i paanshëm, siç është Komisioni Disiplinor dhe jo drejpërdrejtë nga Ministria duke marrë për bazë që ne shume raste shteti është debitor madje dhe vete Ministria është debitore ne shume proçese që janë në ekzekutim nga Përmbaruesit Privatë.
• Për më tepër, në projektligj mungon e drejta e ankimit ndaj vendimeve disiplinore te marra nga Ministri. Me Nenin 14 te projektligjit, riformulohet Neni 86 i Ligjit Nr. 26/2019, duke mos përfshirë asnjë dispozitë që njeh të drejtën e ankimit për vendimet disiplinore të marra nga Ministri i Drejtësisë. Ndryshimet e propozuara lejojnë vetëm të drejtën e ankimit ndaj vendimeve të Komisionit Disiplinor, duke e kufizuar kështu të drejtën e mbrojtes për përmbaruesit në rastet kur masa disiplinore vendoset drejtpërdrejt nga Ministri. Kjo mungesë përbën një shkelje të rëndë të parimit të së drejtës për një proces të drejtë dhe të paanshëm dhe krijon një precedent të rrezikshëm për vendime të njëanshme dhe arbitrare, pa një mekanizëm të përshtatshëm për shqyrtim dhe mbrojtje.
• Ndryshimet e propozuara në Nenin 9 të projektligjit përbëjnë një ndërhyrje të paprecedentë dhe abuzive në funksionimin e Komisionit Disiplinor. Këto propozime minojnë pavarsinë e këtij organi, shkelin të drejtat themelore të anëtarëve të tij, cënojnë parimet e drejtësisë dhe transparencës, dhe tregojnë për një mungesë të thellë të kuptimit mbi rolin e Komisionit si organ ad hoc. Nëse synohet të respektohen parimet e drejtësisë, transparencës dhe pavarësisë që ky ligi u ofron përmbaruesve dhe publikut, është e domosdoshme që këto dispozita të refuzohen tërësisht, pasi ato nuk sjellin asnjë përmirësim të vërtetë, por vetëm rrezikojnë integritetin e procesit disiplinor.
Neni 13: Riformulimi i Nenit 85 mbi Masat Disiplinore ne Ligjin Nr. 26/2019
Projektligi propozon një riformulim të Nenit 85 të Ligjit Nr. 26/2019 për masat disiplinore, duke shtuar disa kritere të reja dhe duke riorganizuar ndarjen e masave disiplinore në bazë të shkeljeve të ndryshme. Kjo ndërhyrje, megjithëse e prezantuar si rregullim i nevojshëm për përmirësimin e
procesit disiplinor, përmban parashikime që deformojnë strukturën aktuale të ligjit dhe cënojnë sigurinë ligjore të përmbaruesve gjyqësore privatë.
• Formulimi i ri për afatet e dhënies së masave disiplinore, duke e rritur nga 2 vjet në 4 vjet, është i pabazuar dhe i padrejtë. Kjo shtyrje e afateve e zgjat në mënyrë të panevojshme periudhën në të cilën përmbaruesit mund të ndëshkohen për një shkelje, duke i linë ata në pasiguri ligjore dhe rrezik për ndëshkime të vonuara. Afatet më të gjata gjithashtu krijojnë hapësira për manipulime të mundshme, duke e bërë më të lehtë që vendimet disiplinore të vonohen për qëllime te caktuara, e duke i mbajtur keshtu "peng" të një procedimi të mundshëm disiplinor. Gjobat duke i rritur nga 200.000 Leke ne 500.000 Leke.Çfarë ka ndryshuar për mirë në aspektin financiar për përmbaruesit që të trefishohen gjobat ndaj tyre.
Ndaj, duke pasur parasysh këto ndikime negative, kërkojmë me forcë që projektligji të mos miratohet në formën aktuale. Në vend të këtyre ndryshimeve, duhet të konsiderohen përmirësime që ruajnë pavarësinë dhe integritetin e sistemit, mbrojnë të drejtat e përmbaruesve dhe forcojnë përgjegjësinë efektive të Ministrisë për mbikëqyrjen e përmbaruesve, pa e kthyer këtë në një mjet kontrolli abuziv.Nësë do të miratohen këto ndryshime kështu si janë paraqitur të jëni të bindur që cilësia e shërbimit do të bjere duke cënuar automatikisht të drejtat e kreditorëvë dhe të debitorëve, madje dhe të vetë shtetit i cili deri aktualisht ka gjetur tek Shërbimi Përmabrimor Gjyqësor Privat garanci dhe sukses në ekzekutimin e tituve ekzekutivë me palë kreditore shtetin.Këtu nuk bëhet fjalë për të mbrojtur nje numër të caktuar përmbaruesish por për të mbrojtur të drejtat e palëvë në proçes ekzekutimi.Të drejtat e qytetarëve , te biznesit dhe të shtetit.
Përfundimisht kërkojmë me forcë që projektligji të mos miratohet në formën aktuale pasi do të ktheheshim hapa mbrapa dhe deri në mbyllje përfundimtare të këtij shërbimi (Nësë nuk është ky qëllimi përfundimtar me këtë projektligj).
Duke shpresuar ne mirëkuptimin tuaj!
PËRMBARUES GJYQËSOR PRIVAT
Euglent OSMANAJ
OPONENCE LIGJORE
(mbi Projektligjin “Për disa shtasa dhe ndryshime në Ligjin Nr.26/2019 "Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat")
Ky projektligj, propozon ndryshime thlbësore në Ligjin Nr.26/2019 "Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat" dhe mendojmë se ka një ndikim të thellë negativ mbi pavarësinë e përmbaruesve gjyqësorë privatë, cënon fort autonominë e përmbaruesve gjyqësorë privatë e gjtë kryerjes se një porçedure ekzekutimi, cënon autonominë e organave të pavarura si Komisioni Disiplinor dhe rrezikon të kthejë gjithë procesin displinor në një mjet kontrolli dhe abuziv të Ministrisë së Drejtësisë.
Shtimi i kompetencave të Ministrit të Drejtësisë për të dhënë masa disiplinore drejtpërdrejt është një ndërhyrje e papranueshme që bie ndesh me parimet themelore të reformës në drejtësi dhe shkel parimin e pavarësisë së profesionit të përmbaruesit giyqësor privat. Ky ndryshim synon të maskojë paaftësinë e strukturave të Ministrisë për të zbatuar në mënyrë të duhur ligjin aktual dhe për të mbikëqyrur përmbaruesit e licencuar.Marrja e këtyre kompetencave nga Ministri të Drejtësisë do ti vendosë përmbaruesit privatë ne një presion të vazhdueshëm aq sa të jeni të bindur që as Sekuestro në Thesar nuk do të guxojnë të vendosin në rastet me palë debitore Shtetin apo dhe te ndonjë subjekti me ndikim në organet shtetërore.
Me shtimin e këtyre kompetencave Ministrit të Drejtësisë, përmbaruesit privatë maksimumi që mund të bëjnë është ndërmjetësimi.
Me këto ndyshime një ditë mund të pezullohesh nga detyra nëse gjatë proçedurës së ekzekutimit ke cënuar një subjekt sipas ligjit apo është marrë masë ndaj një zyrtari publik.Kështu që thjesht vetëm se ke zbatuar ligjin mund të pezullohesh nga detyra.
Dispozita ekzistuese e ligjit përcakton rregulla të qarta dhe të strukturuara për dorëzimin e dokumentacionit, duke siguruar një proces transparent dhe të kontrollar. Ndryshimi i propozuar e largon këtë qartesi dhe i jep Ministrit diskrecion të pakufizuar për të vendosur mbi dorëzimin e dokumenteve. Kjo qasje minon strukturën e procesit dhe krijon paqartësi për përmbaruesit, të cilët mund të përballen me kërkesa arbitrare dhe të paqarta.
Kërkesa që përmbaruesi vetë të dorëzojë dokumentacionin në Arkivin Qendror Shtetëror është jo vetëm e vështirë per t'u zbatuar, por krijon rrezikun që dokumentet të mos dorëzohen në mënyrë të plotë, veçanërisht në rastet kur përmbaruesi nuk është bashkëpunues (si në disa raste të fundit ku u dorëzuan dhe humbën). Në këto raste, mund të humbasë informacioni i vlefshëm për një kohë të gjatë, gjë që mund të ketë ndikim negativ për palët e përfshira apo dhe proceset giyqësore apo hetimore.
Këto dobësojne proçesin ligjor në fazën e ekzekutimit në dëm të qytetarëvë, madje dhe në dëm të Shtetit kur dihet që pjesa më e madhe e Inspektoriateve apo dhe Agjencive të ndryshme shtetëroeë kanë zgjedhur shëerbimin përmbarimor privat për ekzekutimin e gjobave të ndryshme pasi kanë gjetur shërbim cilësor dhe përmbarues privatë të përgjegjshëm.Cdo muaj Përmbaruesit Privatë ekzekutojnë qindar miliona Lekë ne favor të shtetit.
Ndryshimi i propozuar lejon që përmbaruesi zëvendësues të mund të jetë edhe një përmbarues shtetëror nëse nuk përmbushen kushtet për përmbarues privatë.
Një propozim i tillë cënon rëndë marrëdhenien kontraktore të palëve. Pala që ka lidhur një kontratë shërbimi me përmbaruesin privat ka të drejtë të presë që çështja e saj të trajtohet nga ai përmbarues, sipas kushteve të kontratës së lidhur. Transferimi te përmbaruesi shtetëror cënon rëndë këtë marredhenie kontraktore dhe të drejtat e palës kreditore. Si mund të transferohet një marëdhënie kontraktore private sherbimi në një transferim ofrim shërbimi shtetror? Si mund të bëhet ky transferim me detyrim kur dihet që diponibilitetin mbi një titull ekzekutiv e ka vetem kreditori.
Nësë kreditori do të donte që nje titull ekzekutiv ta ekzekutonte tek përmbaruesi shteteror ai mund ta bëjë këtë që në fillim të proçedurës dhe jo të shkoje atje me detyrim.Një kreditor I drejtohet shërbimit privat pasi aty ka garancinë , profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe besimin.
Këto ndryshim krijojnë hapësira për manipulime dhe ndërhyrje të njëanshme që mund të dëmtojnë të drejtat e palëve kreditore dhe të kufizojnë aktivitetin e përmbaruesve privatë.të jeni të bindur që do të cënohet rëndë proçesi I rregullt ligjor dhe do te dëmtohen rëndë dhe në mënyrë të pa rikuperueshme të drejtat e palëvë në proçes.Madje dhe vetë interest e shtetit do të dëmtohen rëndë duke marrë parasysh garancinë në ekzekutim që kanë gjetur në shërbimin përmbarimor privatë në çështje kushteti është vëtë në cilësinë e palës kreditore.
Me këto ndryshime, Ministria përfiton kompetenca të pakontrolluara për të vendosur mbi fillimin e procedimeve disiplinore në mënyrë të menjëhershme, pa mundësuar një asnjë mekanizëm mbrojtës për përmbaruesit. Kjo cënon ndjeshëm të drejtën e përmbaruesve për një proces të drejtë dhe të paanshëm dhe i ekspozon ata ndaj vendimeve të njëanshme dhe të paargumentuara të Ministrisë. Procedimi disiplinor i menjëhershëm pa asnjë përcaktim orientues se çfarë konsiderohet shkelje e rëndë apo e përsëritur, rrezikon të kthejë Ministrinë në një organ që ushtron ndikim të drejtpërdrejtë dhe të pakontrolluar mbi përmbaruesit privatë.
Gjithmonë ka qene Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve ajo që ka denoncuar e para raste shkeljesh flagrante duke ja bërë me dije dhe Ministrisë.
Projektligji cënon rënde pavarësinë e procesit dhe të drejtën e përmbaruesve për një proces të drejtë dhe të paanshëm duke I mbajtur gjithmonë nën presion. Kjo ndërhyrje përbën një shkelje të parimeve të drejtësisë dhe transparencës, duke e kthyer procesin disiplinor në një mjet potencial për abuzim dhe manipulim. Për të mbrojtur integritetin e procedurës disiplinore dhe për të garantuar të drejtat procedurale të përmbaruesve, është e domodoshme që masa disiplinore të shqyrtohen nga një organ i pavarur dhe i paanshëm, siç është Komisioni Disiplinor dhe jo drejpërdrejtë nga Ministria duke marrë për bazë që ne shume raste shteti është debitor madje dhe vete Ministria është debitore ne shume proçese që janë në ekzekutim nga Përmbaruesit Privatë.
Në projektligi mungon e drejta e ankimit ndaj vendimeve disiplinore te marra nga Ministri.
Kjo mungesë përbën një shkelje të rëndë të parimit të së drejtës për një proces të drejtë dhe të paanshëm dhe krijon një precedent të rrezikshëm për vendime të njëanshme dhe arbitrare, pa një mekanizëm të përshtatshëm për shqyrtim dhe mbrojtje.
Projektligji propozon afate të reja të dhënies së masave disiplinore, duke e rritur nga 2 vjet në 4 vjet, është i pabazuar dhe i padrejtë. Kjo shtyrje e afateve e zgjat në mënyrë të panevojshme periudhën në të cilën përmbaruesit mund të ndëshkohen për një shkelje, duke i linë ata në pasiguri ligjore dhe rrezik për ndëshkime të vonuara. Afatet më të gjata gjithashtu krijojnë hapësira për manipulime të mundshme, duke e bërë më të lehtë që vendimet disiplinore të vonohen për qëllime te caktuara, e duke i mbajtur keshtu "peng" të një procedimi të mundshëm disiplinor. Gjobat duke i rritur nga 200.000 Leke ne 500.000 Leke.Çfarë ka ndryshuar për mirë në aspektin financiar për përmbaruesit që të trefishohen gjobat ndaj tyre.
Ndaj, duke pasur parasysh këto ndikime negative, kërkojmë me forcë që projektligji të mos miratohet në formën aktuale. Në vend të këtyre ndryshimeve, duhet të konsiderohen përmirësime që ruajnë pavarësinë dhe integritetin e sistemit, mbrojnë të drejtat e përmbaruesve dhe forcojnë përgjegjësinë efektive të Ministrisë për mbikëqyrjen e përmbaruesve, pa e kthyer këtë në një mjet kontrolli abuziv.Nësë do të miratohen këto ndryshime kështu si janë paraqitur të jëni të bindur që cilësia e shërbimit do të bjere duke cënuar të automatikisht të drejtat e kreditorëvë dhe të debitorëve, madje dhe të vetë shtetit I cili deri aktualisht ka gjetur tek Shërbimi Përmabrimor Gjyqësor Privat garanci dhe sukses në ekzekutimin e tituve ekzekutivë me palë kreditore shtetin.Këtu nuk bëhet fjalë për të mbarojtur nje numër të caktuar përmbaruesish por për të mbrojtur të drejtat e palëvë në proçes ekzekutimi.
Përfundimisht kërkojmë me forcë që projektligji të mos miratohet në formën aktuale pasi do të ktheheshim hapa mbrapa dhe deri në mbyllje përfundimtare të këtij shërbimi (Nësë nuk është ky qëllimi përfundimtar).
Duke ju falenderuar!
PËRMBARUES GJYQËSOR PRIVAT
DIONIS MEKSHAJ