PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN, KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT DHE AKSESIMIT, TË DHËNAT PARËSORE DHE DYTËSORE DHE DHËNËSIN E INFORMACIONIT TË SISTEMIT TË INTEGRUAR TË TË DHËNAVE TË DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1623

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektvendimi propozohet në zbatim të ligjit nr. 37/2017, datë 30.03.2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, duke plotësuar legjislacionin në fuqi në fushën e të drejtave dhe trajtimin e të miturve të përfshirë në sistemin e drejtësisë penale për të mitur.

Projektakti synon të krijojë Sistemin e Integruar të të Dhënave për të Miturit si dhe të përcaktojë mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të tij në përputhje me standardet ndërkombëtare që lidhen mbajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale që burojnë nga drejtësia penale për të miturit në konflikt me ligjin penal.

Objektivi i projektvendimit është sigurimi i mbrojtjes sa më të plotë të të drejtave të të miturve duke respektuar konfidencialitetin e të dhënave personale që lidhen me kryerjen e një vepre penale prej tyre dhe duke i kushtuar një kujdes të veçantë procesit të grumbullimit dhe përditësimit të të dhëna elektronike mbi çdo fazë të procedimit penal, përfshirë edhe ekzekutimin e vendimit penal ku përfshihen të miturit në konflikt me ligjin penal, të miturit viktima dhe dëshmitarë të veprave penale.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim