|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1674
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektvendimi synon të përcaktojë rregullimeve specifike lidhur me strukturën dhe organikën e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve. Ky institucion do të funksionojë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka për qëllim mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të miturit/të rinjve pas kryerjes së dënimit. Qendra duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme që në bashkëpunim me Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, me Njësinë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe me strukturat e tjera në nivel vendor, të mund të hartojë, ndjekë dhe realizojë planin e rehabilitimit të të miturve duke synuar shmangien e recidivizimit, pra të ripërfshirjes së të miturit në rrugën e krimit. Në adresim të qëllimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur por edhe në referim të liegjislacionit që normon funksionimin e administratës publike, ky projektvendim është konceptuar në detajimin e fushës së veprimtarisë duke orientuar në këtë mënyrë edhe skemën e strukturës dhe organikës që duhet të ketë qendra. Rregullat specifike të veprimtarisë që do të ushtrojë Qendra induktojnë edhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim