|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1417
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektvendimi propozohet në zbatim të ligjit nr. 37/2017, datë 30.03.2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, duke plotësuar legjislacionin në fuqi në fushën e të drejtave dhe trajtimin e të miturve të përfshirë në sistemin e drejtësisë penale për të mitur.
Projektakti synon të rregullojë mënyrën se do të duhet të funksionojnë mjediset në të cilat vendosen të miturit me liri të kufizuar, të cilat niveli i sigurisë është i ulët dhe ku integrimi me komunitetin është kryefjala e trajtimit të tyre.
Deri më sot nuk është bërë e mundur krijimi i një institucioni të tillë, ku zbatimi i masave edukuese të jetë qëllimi bazë i funksionimit të tij, për këtë arsye edhe zbatimi i masave edukuese ka qenë i pamundur.
Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur vë theksin se këto mjedise duhet të garantojnë kontaktin e fëmijëve me familjarët e tyre duke parashikuar shtrirjen e tyre në të gjithë territorin e vendit. Në këto mjedise do të vendosen fëmijë për të cilët kufizimi i lirisë nuk mund të jetë më shumë se 3 vjet, pra për të mitur që rrezikshmëria e veprimit të tij është e ulur dhe ekzistojnë rrethanat lehtësuese për ekzekutimin e dënimit në këto mjedise.
Në mjediset, në të cilat realizohet kufizimi i lirisë: a) niveli i masave të sigurisë është i ulët; b) numri i të miturve të vendosur në to është sa më i vogël, me qëllim që të mundësohet trajtimi individual i tyre; c) përmasat e këtyre mjediseve janë të tilla që lehtësojnë aksesin dhe kontaktin e të miturit me familjarët.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim