PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETEVE KOMPETENTE DHE PROCEDURËS QË DO TË NDIQET, PËR PËRMBUSHJEN E DETYRIMEVE TË CAKTUARA NGA GJYKATA PËR TË MITURIN NË KONFLIKT ME LIGJIN

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1394

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektvendimi propozohet në zbatim të ligjit nr. 37/2017, datë 30.03.2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, duke plotësuar legjislacionin në fuqi në lidhje me autoritetet kompetente dhe procedurën që ndiqet prej tyre në rastet kur gjykata urdhëron të miturin në konflikt me ligjin të përmbushë një nga detyrimet e caktuara me vendim gjykate.

Projektvendimi synon të qartësojë përmbushjen e detyrimeve të caktuara nga gjykata duke mbajtur në që autoritete sipas këtij vendimi të mbajnë në vëmëndje se standarde me rëndësi janë rishoqërizimi, riintegrimi, rehabilitimi dhe parandalimi i rikryerjes së veprës penale ose i kryerjes së një vepre tjetër penale prej të miturit në konflikt me ligjin penal, duke i ofruar të miturit kujdes, asistencë dhe mbikëqyrje. Objektivi i këtij projektvendimi është sigurimi i një liste të plotë të organeve në nivel qendror dhe vendor, si dhe përcaktimi i procedurës që do të ndiqet nga ana e tyre në rast të vendimit të gjykatës në rastin kur kjo e fundit ka ngarkuar të miturin me përmbushjen e një nga detyrimet e caktuara sipas parashikimeve të KDPM.  

Projektvendimi unifikon procedurën që do të ndiqet prej autoritetve të caktuara në vendimin e gjykatës. Kjo procedurë është e njëjta pavarësisht nëse ‘përmbushja e detyrimeve të caktuara’ jepet si dënim plotësues ose si dënim jo me burgim.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim