|
Postuar më: 18/06/2018
|
Data e Mbylljes: 09/07/2018
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1471
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektvendimi propozohet në zbatim të ligjit nr. 37/2017, datë 30.03.2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, duke plotësuar legjislacionin në fuqi në fushën e të drejtave dhe trajtimin e të miturve të përfshirë në sistemin e drejtësisë penale për të mitur.
Projektakti synon të rregullojë mënyrën se do të duhet të organizohen, funksionojnë, programet dhe finacimi i shërbimeve të specializuara për të miturit në konflikt me ligjin.
Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur parashikon se kur interesat e të miturve kërkojnë një vëmendje të posaçme dhe që për rrethana konkrete nuk mund të realizohet nga ana e prindit ose personave të afërt atëherë i mituri vendoset në një shërbim të specializuar. Shërbimi i specializuar mundësohet nga institucionet ose persona juridikë të licencuar edhe për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.
Deri më sot nuk është bërë i mundur organizimi dhe funksionimi i një ofruesi të tillë shërbimesh dhe zbatimi i këtij detyrimi përbën risi për legjislacionin penal dhe për praktikën gjyqësore.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim