|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 821
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave për mirëfunksionimin e mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, si dhe unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore, në kuadër të mbështetjes së organeve të drejtësisë, institucioneve publike dhe subjekteve private për zgjidhjen e çështjeve hetimore dhe gjyqësore. Miratimi i këtij projektvendimi shërben në kuadër të përmirësimit të ofrimit të shërbimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore si dhe në unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore.
Projektligji është ndërtuar në mbështetje të nenit 73, dhe nenit 83, pika 1 të Kushtetutës dhe shërben për zgjerimin e organikës dhe krijimin e një strukture të re në ofrimin e shërbimit të mjekësisë ligjore, nëpërmjet ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Forma e organizimit të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe funksionimi i saj detajohen në këtë projektligj me synimin për përmirësimin, zgjerimin dhe shtimin e kapaciteteve dhe të këtij institucioni.
Ky projektligj synon rregullimin dhe përcaktimin e procedurave në kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore. Ai bashkërendon veprimtarinë e tij me institucione të kujdesit shëndetësor, me qëllim që të parandalojë veprat penale që vënë në rrezik jetën e shëndetin e pacientëve, dhe ndërmerr trajnimin dhe arsimimin e vazhdueshëm profesional të specialistëve të ekspertimit mjeko-ligjor.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim