|
Postuar më: 02/10/2023
|
Data e Mbylljes: 30/10/2023
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 2134
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ky dokument është hartuar në mbështetje të urdhrit nr.57, datë 24.4.2023, të Kryeministrit, “Për disa shtesa në urdhrin nr.94,datë 20.50.2019 të Kryeministrit” ,”Për ngritjen e grupeve ndër institucionale të punes për Integrimin Evropian”, i cili grupin ndërinsitucional të punës, për hartimin e udhërrëfyesit të Shtetit të së Drejtës në kuadër të negociatave për antarësimin e Shqipërise në Bashkimin Evropian, e ngarkon me detyrimin e hartimit të Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës.
Dokumenti është hartuar pas një analize të akteve ligjore dhe kapaciteteve institutcionale të institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në kapitullin 23 në vijim të procesit “screening”.
“Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës – Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore ” është një dokument politik dhe strategjik i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit (screening report) për Shqipërinë për sa i përket kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” .
Qëllimi i hartimit të tij është të paraqesë masat politike kryesore që vendi ynë merr në procesin e negociatave për anëtarësim në BE për sa i përket kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, si dhe për ta konsultuar me opinionin e gjerë publik, ekspertë të fushës dhe shoqërinë civile duke plotësuar të gjitha kërkesat për konsultimin publik.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Pershendetje,
Ne vijim te konsultimit te dokumentit, lutem gjeni disa komente nga Qendra ALTRI.
Rekomandohet qe ne Fushen II - Lufta kundër Korrupsionit te behen shtesat si me poshte:
II.1. Kuadri i përgjithshëm:
"Bashkëpunimi dhe përfshirja e Rrjetit Kombëtar të OSHC-ve kundër Korrupsionit në konsultimin dhe hartimin e dokumenteve politike e ligjorë, përcaktimin e masave specifike antikorrupsioni, ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta edukuese dhe ndërgjegjësuese në luftën kundër korrupsionit etj.".
II.2. Parandalimi:
a) "Manuali mbi teknikat e suksesshme të hetimit administrativ të korrupsionit në administratën publike miratuar brenda vitit 2024".
b) "Përdorimi i platformës "rrjetikunderkorrupsionit.al" si mjet për informim dhe komunikim proaktiv me OSHC-të, median, institucionet e tjera publike, bizneset dhe qytetarët mbi masat kundër korrupsionit dhe prezantimin e rezultateve të arritura."
Per çdo pyetje mbi komentet, mbetemi ne dispozicion.