PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË TË DREJTËSISË PËR TË MITUR DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT TË SAJ

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1433

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Strategjia e Drejtësisë për të Mitur të shoqëruar me planin e veprimit është dokumenti i parë i politikave në këtë drejtim për periudhën afatgjatë 2018 - 2021. Strategjia e Drejtësisë për të Mitur është hartuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 dhe Strategjinë Ndërsektoriale e Drejtësisë 2016-2020.

Dokumenti i Strategjisë është dokumenti i parë i politikave në sistemin e drejtësisë për të miturit. Fillimisht ky dokument ka qenë i planifikuar për periudhën 2017 – 2020 por për shkak të ngritjes së strukturës së posaçme për të miturit pranë Ministrisë së Drejtësisë në nëntor 2017, afati i zbatimit të tij është shtyrë për periudhën 2018 – 2021. Nga ana tjetër, periudha e zbatimit të këtij dokumenti përkon edhe me periudhën e hyrjes në fuqi dhe zbatimit prej datës 1 janar 2018 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit. Për hartimin e këtij dokumenti është ngritur me Urdhrin nr. 966, datë 03.02.2016, të Ministrit të Drejtësisë, “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e strategjisë së drejtësisë për të miturit”, grupi i punës i përbërë nga  ekspertët të Ministrisë së Drejtësisë. Strategjia e drejtësisë për të miturit dhe plani i veprimit të saj janë hartuar nën ekspertizën profesionale të UNICEF dhe ka reflektuar gjetjet dhe rekomandimet e dhëna në të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë.  Ky dokument përcakton objektivat strategjike, vizionin dhe politikat konkrete që do të ndërmerren për eriudhën 2018 – 2021 në sistemin e drejtësisë për të miturit. Mbetet e pritshme që ky dokument të përmirësojë bashkëpunimin, bashkërednimin dhe koordinimin e institucioneve politikbërëse dhe atyre ligjzbatuese si dhe në nivel qendror dhe atyre në nivel vendor në mbrojtjen efektive të fëmijëve.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim