Strategjia Ndërsektoriale e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1487

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektakti për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit dhe të Planit të Veprimit 2024–2030, si dhe pasaporta e treguesve, propozohet nga Ministri i  Drejtësisë, si një dokument politik i qeverisë shqiptare dhe si një nga prioritet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në muajin nëntor 2022, gjatë takimeve dypalëshe BE-Shqipëri, një nga nënpikat e prezantuara për Ministrinë e Drejtësisë është çështja lidhur me nivelin e përafrimit të legjislacionit të brendshëm me acquis dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ky dokument strategjik, në mënyrë ndërsektoriale i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të viktimave të krimit në një sistem drejtësie penal të aksesueshëm, transparent dhe efiçent që mbron të drejtat e njeriut sipas standardeve evropiane.

Në hartimin e këtij dokumenti strategjik, janë mbajtur në konsideratë korniza strategjike e BE-së si Strategjia e BE-së për të Drejtat e Viktimave 2020-2025, parimet si dhe të drejtat bazë lidhur me të cilat udhëhiqet kjo strategji, si e drejta për informacion, e drejta për mbështetje dhe mbrojtje, në përputhje me nevojat individuale të viktimave dhe një sërë të drejtash procedural. Kjo strategji është mbështetur në konventat e Këshillit të Evropës, jurisprudencën e GjEDNj dhe acquis communautaire e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e viktimave të krimit.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim