Projektligj "Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 643

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektligji paraqet përparësi të dukshme me legjislacionin aktual,pasi konsolidon praktikëne Agjencisë, e cila është duke funksionuar si një mekanizëm për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në radhët e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, Policisë së Burgjeve si dhe Shërbimit të Provës. 

 

Qëllimi i këtij projektvendimi për propozimin e projektligjit është përcaktimi i misionit, statusit, mënyrës së organizimit e të funksionimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar, karrierës, si dhe të drejtave, detyrave e përgjegjësive të punonjësit të kësaj Agjencie. Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të kësaj Agjencie, forcimin e funksionit të saj në zbatim të parimeve të respektimit të lirive dhe të të drejtave themelore të individit, të transparencës, të kontrollit të brendshëm e të jashtëmcivil, funksionimit të plotë të përqasjes proaktive, afrimit më pranë qytetarit dhe aktivizimit të kontrollit civil ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Policisë së Burgjeve, institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale dhe Shërbimit të Provës, përshtatjes së shërbimit me ndryshimet bashkëkohore të shërbimeve homologe, shtimit të veprimtarive dhe të kompetencave ligjore, instrumenteve, teknikave, formave e metodave ligjore për krijimin e produkteve kundër kriminalitetit.   

 

Në ndryshim nga ligji ekzistues, projektligji përafron e balancon ekuilibrat ndërmjet tyre dhe punonjësve me uniformë, duke u dhënë një përqasje tjetër veprimtarisë, funksionimit e organizimit të saj. 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim