|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1377
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektligji synon rregullimin e marrëdhënieve të punës për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Mënyra e funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe degëve të saj territoriale, trajtimi i punonjësve dhe vakancat kanë diktuar nevojën e ndërmarrjes së kësaj nisme duke rishikuar kuadrin ligjor që rregullon këto marrëdhënie.
Nisur nga fakti se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë institucione kyçe në mbarëvajtjen procesit të mbikëqyrjes së dënimeve me burgim të dhëna nga gjykata apo masave të sigurimit me “arrest në burg” është e nevojshme që të rikonceptohet sërish mënyra e rregullimit të marrëdhënieve të punës për rekrutimin e punonjësve të të gjitha niveleve, me përjashtim të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët rekrutohen në përputhje me ligjin nr. 80/2020 “Për Policinë e Burgjeve” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Projektligji i propozuar synon të rishikojë mënyrën e trajtimit të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, duke përcaktuar se marrëdhëniet e punës për të gjithë punonjësit e këtyre institucioneve do t’i nënshtrohen parashikimeve të Kodit të Punës. Lidhur me situatën e krijuar, synohet që ky ndryshim i mënyrës së organizimit të DPB të sjellë plotësimin e organikës duke u dhënë mundësi punonjësve aktualë të vijojnë marrëdhëniet e punës sipas Kodit të Punës, si dhe rekrutimin e punonjësve të rinj.
Për sa më sipër, miratimi i këtij projektligji do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në zbatim të legjislacionit përkatës.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim