|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 3035
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve” ka si qëllim përmirësimin e Policisë së Burgjeve dhe adresimin e problematikave të dala nga zbatimi i ligjit nr. 80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”. Ligji nr. 80/2020 gjatë zbatimit në praktikë ka sjellë problematika lidhur me pranimin në Policinë e Burgjeve, pezullimin, rikthimin apo përparësinë në pranim. Problematika të cilat kanë sjellë si pasojë mungesa në strukturën e Policisë së Burgjeve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Nisma ligjore ka si qëllim shmangien e mëtejshme të vakancave në strukturën e Policisë së Burgjeve. Rrjedhimisht dhe shmangien e situatave ku mund të cenohet rendi dhe siguria në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim