|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1082
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një proces gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Një ndër pyetjet drejtuar qytetarëve konsistonte në çështjen nëse duhen ashpërsuar dënimet për personat përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve (pyetja nr. 2). Si bazë arsyetuese për përcaktimin e kësaj pyetjeje, është parashikuar se kjo masë garanton që personat që ushtrojnë dhunë në familje dhe krime kundër fëmijëve të mos kenë mundësi të përfitojnë ulje dënimi prej gjykimit të shkurtuar.
Në këtë kuadër, pas vlerësimit pozitiv të këtij pyetësori, është ndërmarrë nisma për ndalimin e aplikimit të institutit të gjykimit të shkurtuar për personat për të cilët është ngritur një akuzë për një vepër penale të kryer ndaj fëmijëve apo për personat që kryejnë dhunë në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Nëpërmjet këtij projektligji bëhet shtimi i parashikimit të posaçëm në paragrafin e dytë të nenit 403 të ligjit nr. 7905, datë 21.3.1995, ‘Kodi Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, I ndryshuar”, mbi ndalimin e zbatimit të gjykimit të shkurtuar për personat që kryejnë një vepër penale ndaj fëmijëve që kryejnë dhunë në familje. Ky parashikim vjen në kuadër të parandalimit të përgjithshëm me qëllim uljen e kriminalitetit ndaj fëmijëve dhe dhunës në familje, duke shmangur uljen e dënimit automatik të dënimit. Individualizimi i dënimit i takon gjykatës mbi caktimin e masës së dënimit brenda kufinjëve ligjor. Dënimi penal duhet të jetë në funksion të rehabilitimit social të autorëve të këtyre veprave penale dhe ulja e dënimit nuk duhet të jetë një përfitim i padrejtë i cili nuk i shërben drejtësisë penale
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim