Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”,

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1610

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ka për qëllim ndryshimin e afatit të shqyrtimit të kërkesës të pezullimit të magjistratëve nga detyra (gjyqtarëve dhe prokurorëve) nga Këshillat përkatës (Këshilli i Lartë Gjyqësor/Këshilli i Lartë i Prokurorisë), me qëllim ndalimin e abuzimit të magjistratit me sistemin e drejtësisë, kur vendimmarrjet e tyre kanë rezultuar haptazi në kundështim me ligjin apo kryejnë veprime që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit. 

Kjo iniciativë ligjore vjen në kuadër të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë, ku me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, u zhvillua një kuvendim popullor, në të cilin u mor mendimi i qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë. Një ndër pyetjet drejtuar qytetarëve konsistonte në çështjen nëse duhen pezulluar nga detyra gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende procesin e vettingut, nëse vendimmarrjet e tyre rezultojnë haptazi në kundërshtim me ligjin (pyetja nr. 10). Si bazë arsyetuese për përcaktimin e kësaj pyetjeje, është parashikuar se pavarësisht se vitet e fundit janë ndryshime legjislative për të luftuar fenomenin e njohur si KÇK, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pritje të vettingut vazhdojnë të abuzojnë me pushtetin e drejtësisë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim