|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 4487
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Kuadri ligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk është i përafruar me acquis communautaire në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe konkretisht me Rregulloren e (BE) 2016/679 “Për mbrojtjen e personave fizikë lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe shfuqizimin e direktivës 95/46/KE” dhe Direktivën (BE) 2016/680 “Për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin, ndjekjen penale të veprave penale apo ekzekutimin e dënimeve penale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave”.
Si rrjedhojë nevojitet miratimi i një ligji të ri për të garantuar sigurinë e të dhënave personale, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’u garantohen standardet më të larta evropiane në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në një kohë kur përpunimi i të dhënave personale në epokën digjitale është shumëfishuar. Disa nga objektivat e këtij ligji janë: harmonizimi me acquis communautaire, zbatimi i standardeve të BE në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale në mënyrë sa më efektive nëpërmjet rritjes së “përgjegjshmërisë” së kontrolluesve dhe përpunuesve në procesin e përpunimit të të dhënave personale, sigurimi i mbikëqyrjes efektive të zbatimit të këtij legjislacioni, si dhe përfshirja e Shqipërisë në listën e shteteve për të cilat Komisioni Europian përcakton se ofron sistem të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave personale.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim