|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 2760
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Propozimi i këtij projektligji vjen në kuadër të rekomandimeve të dhëna nga Gjykata Evoropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë dhe 11 kërkesa të tjera”, si dhe Vendimit nr. 4 datë 15.02.2021 të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Këto ndryshime kanë për qëllim rregullimin e kuadrit ligjor në përputhje me kërkesat e Gjykatës në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë dhe 11 kërkesa të tjera” dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe Vendimit nr. 4 datë 15.02.2021 të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final përfundimin e procesit të trajtimit dhe kompensimit të pronës brenda afateve të përcaktuara ligjore dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër nga shtetit shqiptar me nënshkrimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim