Draft manuali për hartimin e legjislacionit

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1817

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me misionin e asistencës teknike EURALIUS V, ka ndërmarrë nismën për draftimin e manualit të hartimit të legjislacionit, botimi i tretë, duke synuar konceptimin e një instrumenti praktik që mund të përdoret për të garantuar qartësinë dhe kuptueshmërinë e legjislacionit në Republikën e Shqipërisë. 

Përvoja e fituar në Ministrinë e Drejtësisë gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të legjislacionit, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së saj, ka shërbyer si bazë për zbërthimin dhe parashtrimin e rekomandimeve të reja për hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor, si dhe thjeshtëzimin e rekomandimeve që gjenden aktualisht në manual, nëpërmjet ilustrimit të kërkesave ligjore dhe formale për hartimin e legjislacionit me shembujt përkatës. Po kështu, për hartimin e këtij manuali janë marrë në konsideratë botimet akademike në fushën e teknikës legjislative, manualet e ngjashme të teknikës legjislative që përdoren në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht modeli gjerman, si dhe eksperienca e ministrive të linjës dhe të komisioneve parlamentare të Kuvendit në prodhimin dhe vlerësimin e legjislacionit, duke synuar transmetimin e përvojës kolektive dhe praktikës më të mirë të mundshme pranë zyrtarëve publikë dhe institucioneve që janë të përfshirë në veprimtaritë legjislative të vendit.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim