|
Postuar më: 01/04/2021
|
Data e Mbylljes: 29/04/2021
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 2330
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe dispozitave për kontrollin dhe marrjen e masave të përshtatshme për të adresuar lidhjet kriminale të të interesuarit, kandidatit për noter, zëvendësnoterit ose noterit, si dhe të garantohen masa efektive për të parandaluar depërtimin e elementëve kriminalë ose të lidhur me ta në këtë profesion.
Objektiv i këtij projektakti është që të garantojë integritetin dhe besueshmërisë e subjekteve të sipërcituara duke kontrolluar e marrë masat përkatëse në rast se ata përfshihen në kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve që përbëjnë një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1, të nenit 3, të ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, si dhe mungesa e kontakteve të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim