Projektligji "Për përkthimin zyrtar dhe për profesionin e përkthyesit zyrtar"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 3874

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Nëpërmjet këtij projektligji synohet të arrihet plotësimi i një hendeku ligjor lidhur me kryerjen e veprimtarisë së përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë, pasi nga parashikimet aktuale kjo cështje nuk është e rregulluar me anë të një akti të vecantë ligjor.

Qëllimi i hartimit të këtij projektligji, lidhet gjithashtu edhe me rëndësinë që paraqet përkthimi sidomos i dokumentave zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e ministrisë në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë dhe jo vetëm.

Për këtë arsye është e nevojshme që të ketë parashikime të qarta si për formimin që duhet të kenë përkthyesit, por dhe me një mori cështjesh që lidhen me mënyrën e funksionimit të këtij profesioni.

Gjithashtu një tjetër qëllim lidhet dhe me sfidat e këtij shërbimi për t’i ofruar qytetarëve dhe institucioneve lehtësira në komunikimin dhe përkthimin e dokumentave zyrtarë me gjuhë të tjera.

Ministria e Drejtësisë e sheh si detyrim të ndërmarrë nismën e propozimit të këtij akti duke qënë se është i vetmi institucion në nivel kombëtar që aktualisht rregullon këtë veprimtari si dhe i lind nevoja e drejtëpërdrejtë për rregullimin e këtij procesi, dhe të përmirësojë dukshëm kryerjen e këtij shërbimi.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim