|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 3921
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Arbitrazhi është një nga mënyrat alternative dhe efikase të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Karakteristikë themelore e arbitrazhit është zgjedhja private dhe jashtë juridiksionit gjyqësor të mosmarrëveshjeve. Bizneset dhe jo vetëm, janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të mosmarrëveshjeve. Procedura e arbitrazhit është transparente dhe ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët. Si përparësitë kryesore të arbitrazhit ndaj gjykatave, konsiderohen: (i) fleksibiliteti; (ii) efikasiteti në kohë dhe shpenzime; (iii) plotëfuqishmëria e vendimit të arbitrazhit dhe (iv) konfidencialiteti i procedurës dhe vendimeve.
Qëllimi kryesor i këtij projekt-akti është:
ruajta e koherencës/harmonizimi i legjislacionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, lidhur me fushën e arbitrazhit.
përmirësimi i procedurave të gjykimit dhe rritja e efikasitetit në trajtimin e konflikteve duke ofruar zgjidhje më të shpëjtë të probleme të krijuara, më efektive dhe më pak të kushtueshme, për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, në përputhje me aktet e Bashkimit Evropian.
përcaktimi i rregullave për marrëveshjen e arbitrazhit, në përputhje me parashikimet e rregullave model të UNCITRAL dhe të Konventës së Nju Jork-ut.
njohja dhe zbatimi i vendimeve të arbitrazhit.
Efektet që synon iniciativa propozuese janë të tilla që rregullojnë në tërësi kuadrin ligjor duke gjetur një zgjidhje fleksibël, afatgjatë dhe të gjithëpranuar.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim