“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9695, DATË19.3.2007 “PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT”, TË NDRYSHUAR”

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1905

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Qëllimi i këtij projektligji është nevoja për përmirësimin e procedurave dhe afateve të cilat do të lehtësojnë procesin e birësimit duke mundësuar një familje për fëmijët e shpallur të braktisur. Përmes ndryshimeve të propozuara në këtë projektligji, synohet të ofrohet  zgjidhje ndaj problematikave që kanë të bëjnë me:

deklarimin e  braktisjes së fëmijëve;
kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të birësimit;
harmonizimin e ligjeve të zbatueshme në rastin e birësimit me elementë të huaj;
-aspektet organizative të vetë këtij institucioni

 

Nevoja për ndryshime është adresuar nga burime të ndryshme, si:

i)       Kërkesat e herëpashershme të Këshillit Drejtues, (Këshilli Drejtues është organ kolegjial vendimmarrës dhe kalon në shqyrtim çdo procedurë të birësimit të fëmijëve por dhe të statusit të familjeve në lidhje me pronën, të ardhurat)

ii)      Kërkesat e stafit ekzekutiv në lidhje me procedurat dhe afatet e birësimeve me çështjen e interesimit të fëmijëve në institucione të përkujdesit shoqëror, plotësimet me problematika akute të relacioneve mediko-sociale dhe sidomos me historikun e fëmijës që do të birësohet, me procedurat gjyqësore dhe afatet e tyre, me moshën dhe statusin e prindërve birësues, në lidhje me çështjet shëndetësore të fëmijëve, si me sëmundje të trashëgueshme apo jo;

iii)     Kërkesat e Agjensive Ndërmjetëse të Huaja të cilat janë të licensuara në Shqipëri për birësimin ndërkombëtar në lidhje me procedurat e birësimit dhe sidomos proceset gjyqësore dhe procedurën për shpalljen e fëmijës së braktisur;

 

Analiza e të dhënave të mbledhura nga burimet e mësipërme evidentojnë nevojën e ndryshimeve ligjore të nevojshme për të lejuar Komitetin Shqiptarë të Birësimeve të realizojë funksionin dhe objektivat e tij në lidhje me interesin më të lartë të fëmiijës duke mundësuar gjetjen e një familjeje birësuese.  Procedurat  dhe afatet e tejzgjatura kohore për shpalljen e braktisjes prindërore e shoqëruar kjo me një  intersim të pakët të prindërve apo  familjarëve ulin mundësinë që fëmija të  ketë mundësi birësimi duke e mbajtur “përgjithmonë” në institucion.

 

Të gjitha ndyshimet e propozuara mundësojnë që brenda një periudhe të shkurtër të mund të zgjidhet çështja e nisjes së procedurave të birësimit sidomos për fëmijë në moshë të vogël. Kjo do të shmangte qëndrimin në institucion të fëmijës për një kohë të gjatë në pritje të marrjes së tij nga familja biologjike. Nga ana tjetër kjo pritje bëhët shumë e gjatë kur familja biologjike, nuk bën asnjë përpjekje për fuqizimin e saj ose  shfaq interes të pakët për fëmijën.

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim