Shqipëria vijon me ritme të qëndrueshme rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, duke përmbushur angazhimet e saj në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Më 12 shkurt, u mbajt në Tiranë takimi i 16-të i Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Shqipërisë dhe BE-së, ku u vlerësua progresi i vendit pas hapjes së negociatave për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut”.
Komisioni Evropian përshëndeti arritjet e deritanishme në këtë kapitull kyç dhe vlerësoi rolin e Ministrisë së Drejtësisë si një faktor kyç në mirëkoordinimin dhe raportimin efektiv të reformave. Përparimi i Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave themelore është një hap i rëndësishëm drejt standardeve evropiane.
Ky takim konfirmoi edhe një herë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të vijuar rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.