Shqipëri - Holandë, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe drejtësisë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 24/05/2018

Shqipëri – Holandë, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe drejtësisë

  • Shqipëri - Holandë, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe drejtësisë

Në përfundim të takimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës, Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj, nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës, z. Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Përmes kësaj marrëveshjeje, palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos të një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar. Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit, aktualisht ministrat ranë dakord për nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional.

Shqipëria dhe Holanda do t’i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, kryerjes së analizave të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive, një ekspertize më të mirë, si dhe caktimit të pikave të kontaktit për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve.